Një zhvillim i rëndësishëm është raportuar nga mediat iraniane, të cilat pretendojnë se një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në perëndim të Iranit dhe dy pilotë rezultojnë të zhdukur.
Sipas gazetarit Ali Hashem, që raporton nga Teherani, mediat iraniane e identifikojnë avionin si një “F-55”, megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Raportohet se SHBA-ja ka nisur operacione kërkimi në dy zona ku dyshohet se kanë rënë pilotët.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane pretendojnë se janë kryer operacione ajrore dhe se kanë shpërthyer përplasje të ashpra mes forcave amerikane dhe atyre iraniane në terren, me humbje të raportuara nga pala amerikane.
Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar gjithashtu një shpërblim prej 10 miliardë tomanësh (rreth 64 mijë dollarë) për këdo që ndihmon në gjetjen e pilotëve, duke u bërë thirrje qytetarëve të përfshihen në kërkime, raporton aljazeera











