Policia e Krujës ka zbardhur dhe dokumentuar dy vjedhje të ndodhura gjatë dy muajve të fundit dhe ka vënë në pranga një 43-vjeçar.
“Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël”, njofton policia.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
-më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
-më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.









