• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Audiopërgjimet për trafik armësh/ SPAK regjistron dy vepra penale pas kontrolleve te personat e lidhur me KAYO

3 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pas kontrolleve të ushtruara një ditë më parë në banesën dhe zyrat e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe personave të tjerë të lidhur me kompaninë KAYO.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hetimi u nis kryesisht pas disa audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, në qendër të të cilave ishte biznesmeni Yeffet, i cili bisedon me dy shtetas të huaj të identifikuar si Igor dhe Sergei. Ahmetaj deklaroi se bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë.

Sipas, News24, Prokurorët e SPAK po hetojnë rreth dyshimeve të ngritura se kompanitë e Yeffet janë favorizuar nga zyrtarët shtetërore për lidhjen e kontratave.

Lexo edhe:

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

Në qendër të hetimit janë kompanitë Timak Defence dhe ADVANCED ARMS TECHNOLOGY. TIMAK Defence zotërohet nga TIMAK ne masën 80 për qind dhe KAYO 20 për qind. Ron Yeffet është zotëruesi 49% i kompanisë Timak, ndërsa 51 për qind e zotëron Arjeta Puca.

ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, zotërohet nga UNO 18 me 80 për qind të aksioneve, ndërsa shteti është aksioner me 20 për qind përmes KAYOS. Kompania UNO 18 ka dy aksionerëve, Ron Yeffet dhe Arjeta Puca që zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve secili.

SPAK zbarkoi në vilën në përdorim të biznesmenit Yeffet. Ky i fundit sipas hetuesve të BKH-së u gjet në banesë dhe krahas të tjerave iu sekuestruar edhe celulari. Ndërsa lidhur me drejtorin e kompanisë shtetërore KAYO, Ard Veliu, hetuesit shkuan në mëngjes në banesën e tij, por ai nuk ndodhej aty, për shkak se ishte nisur për në punë.

Mësohet se hetuesit kanë shkuar në ambientet e “KAYO” dhe në zyrën e tij të punës kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për kontrollin personal, ç’ka nënkupton marrjen e telefonit celular. Njëherazi hetuesit kanë sekuestruar dokumente dhe kanë marrë celularin e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolli në institucionin e mbrojtjes ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burimet thanë se në ambientet e kompanisë TIMAK janë marrë dhjetëra faqe dokumente, kryesisht kontrata. SPAK ndërkohë ka firmosur fletëthirrjet e para për të marrë dëshmitë e personave që kanë dijeni. Arben Ahmetaj nga ana tjetër ka lënë të nënkuptohet se disponon të tjera audio-përgjime që kanë në qendër biznesmenin Yeffet.

Nga Kategoria

Aktualitet

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

7 Tetor, 2026
Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

7 Tetor, 2026
Aktualitet

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet e Saliut

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Courtois po shpëton Realin, por deri kur? 37 goditje në 8 ndeshje ndezin alarmin në Madrid

7 Tetor, 2026

Messi i thotë lamtumirë Argjentinës, Cristiano Ronaldo i përgjigjet me mesazh respekti

7 Tetor, 2026

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

7 Tetor, 2026

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

7 Tetor, 2026

Ndahet nga jeta e moshuara që u bë simbol i protestave në Spanjë

7 Tetor, 2026

“Shtylla kurrizore thjesht do të lëvizë”: Si ta forconi qafën

7 Tetor, 2026

Danimarka akuzon Rusinë për sabotazh ndaj kompanive të mbrojtjes

7 Tetor, 2026

Pas Francës edhe Belgjika, studentët dalin në protestë

7 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.