Ndeshja Shqipëri-Serbi po mbërthyer të gjithë shqiptarët, por për ultrasit kjo është sfida historike ku të gjithë presin fitoren. Në një lidhje me News24, gazetarja Trevisa Tufa, e ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u shpreh se tifozët kanë që në mëngjes që kanë nisur të festojnë.
Edhe pse grupimet ultras nuk do të jenë në mënyrë të organizuar kësaj here brenda në stadium, sipas gazetares Tufa, kjo nuk i ka penguar që ta përjetojnë këtë sfidë sipas mënyrës së tyre.
“Është atmosferë fantastike këtu në Bulevard. Të gjithë të bashkuar këndojnë këngë patriotike, të veshur kuqezi. Ndoshta një nga ato herët ku dëshiron të jesh mes tyre për ta përjetuar këtë emocion. Kanë që herët në mëngjes që janë këtu. Grupimet ultras, fatkeqësisht këtë herë nuk do të jenë në mënyrë të organizuar në stadium, por siç e shihni, ata janë zjarr edhe këtu. Këtu sot janë të gjithë ultras” – tha Tufa.