• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

As Haaland nuk e ndal Bellingham, Anglia prek gjysmëfinalen dhe Jude ëndërron “Topin e Artë”

12 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Jude Bellingham vazhdon të jetë njeriu i madh i Anglisë në Kupën e Botës. Mesfushori i Real Madridit shënoi një dopietë vendimtare ndaj Norvegjisë, duke udhëhequr “Tre Luanët” drejt gjysmëfinaleve të Botërorit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një përballje ku vëmendja ishte te dueli mes Erling Haaland dhe Bellingham, ishte ylli anglez ai që doli fitues. Haaland mbetet një kërcënim i madh për çdo mbrojtje, por këtë herë skena i takoi Bellinghamit, i cili me forcë, klas dhe instinkt goli vendosi fatin e ndeshjes.

Norvegjia e nisi më mirë dhe gjeti avantazhin në minutën e 35-të me një gol spektakolar të Schjelderup, një goditje fantastike me të majtën që përfundoi në rrjetën e Pickford. Ishte një nga golat më të bukur të turneut dhe për disa minuta Anglia dukej e tronditur.

Lexo edhe:

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

Skuadra norvegjeze pati mundësi të tjera për të thelluar rezultatin me Odegaard dhe Sørloth, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Dhe në futboll, rastet e humbura shpesh paguhen shtrenjtë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bellingham mori skenën. I asistuar nga Gordon, ai shpërtheu me forcë mes mbrojtësve norvegjezë dhe mposhti Nyland, duke rikthyer Anglinë në lojë. Ishte goli i tij i pestë në këtë Botëror, një tjetër moment që tregon se Jude është rikthyer në nivelin e tij më të mirë.

Pjesa e dytë solli një Norvegji më agresive, me Haaland, Sørloth, Bobb dhe Nusa që vendosën vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen angleze. Ajer goditi traversën, ndërsa një gol i Heggen pas goditjes nga këndi u anulua për shkak të një faulli të Haaland para ekzekutimit të këndores.

Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku Bellingham u shfaq sërish në momentin më të rëndësishëm. Pas një goditjeje të Rogers, portieri Nyland nuk e mbajti topin dhe ylli i Real Madridit përfitoi menjëherë, duke shënuar golin që theu rezistencën e Norvegjisë.

Norvegjezët protestuan, pasi pretenduan se topi kishte prekur kabllot e kamerës ajrore, por teknologjia e topit inteligjent nuk e konfirmoi një gjë të tillë dhe goli u quajt i rregullt.

Me këtë dopietë, Bellingham shkon në kuotën e gjashtë golave në Botëror dhe e dërgon Anglinë në gjysmëfinale. Një paraqitje lideri, që jo vetëm mban gjallë ëndrrën e Anglisë për titullin botëror, por e vendos edhe më fort emrin e tij në garën për “Topin e Artë”.

Norvegjia largohet me kokën lart pas një turneu historik, në rikthimin e saj në Kupën e Botës pas 28 vitesh. Por në Miami, as Haaland nuk mundi ta ndalte Bellinghamin.

Tags: angliErling HaalandJude BellinghamKupa e Botës

Nga Kategoria

Sporti

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026
Sporti

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026
Sporti

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.