• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Arsenal siguron kualifikimin që në Holandë, Nwaneri shkruan historinë (video)! Dortmundi dhe Lille ndahen në “paqe”

4 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të thuhet pa frikë, Arsenal “pret” biletën për në çerekfinalet e Champions League, pas fitores 1-7 në transfertë ndaj PSV. Një ndeshje e dominuar totalisht nga “Topçinjtë” nga fillimi në fund, ashtu siç e tregon dhe vetë rezultati.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 17-të, ishte Jurrien Timber që shënoi me kokë pas asistit të Declan Rice. Në minutën e 20-të shënoi adoleshenti Nwaneri, i cili është vetëm 17 vjeç, pas asistit të një tjetër djaloshi si Lewis-Skelly.

Ethan Nwaneri, 17 vjeç e 348 ditë, është lojtari më i ri i Arsenalit që shënon një gol në fazën me eleminim direkt në Champions League dhe i treti më i ri në përgjithësi në këtë kompeticion pas Bojan Krkic në vitin 2008 (17 vjeç, 217 ditë) dhe Jude Bellingham në vitin 2021 (17 vjeç, 289 ditë).

Lexo edhe:

Para se futbolli të të lërë – Luis Suarez pret të rikthehet nga pezullimi në MLS, por pyetje për të ardhmen e tij te Inter Miami vazhdojnë të mbesin.

Real Madrid vazhdon fillimin perfekt të sezonit, fiton 4-1 ndaj Levantes

Në minutën e 30-të, “Topçinjtë” shënuan edhe golin e tretë me Merino-n, i cili sot luajti si qendërsulmues në një pozicion që nuk është aspak i tij, por e bëri mjaft mirë detyrën. Anglezët priten disa minuta derisa erdhi konfirmimi i VAR-it dhe goli i spanjollit u quajt i rregullt.

Në minutën e 43-të, arbitri akordon penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Luuk de Jong. 11-metërshin e merr përsipsër Noa Lang, i cili e ekzekuton saktësisht duke ngushtuar shifrat në 1-3, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për “Topçinjtë” që shënuan 2 gola në dy minuta. Në minutën e 46-të ishte Odegaard që dërgoi topin në rrjetë. Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i “Topçinjve”, Calafiori asiston për Trossard, i cili shënon golin e pestë për Arsenal.

Në minutën e 72-të, do të ishte sërish norvegjezi Odegaard, i cili aps një topi të marrë në mesfushë nga Merino, bëri vetë gjithçka mirë dhe shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për Arsenal. Në minutën e 85-të do të ishte radha e Odegaard për të asistuar për Calafiori-n, italiani shënon golin e shtatë të takimit.

Ndeshja mbyllet përfundimisht me shifrat 1-7. Me këtë fitore Arsenal siguron kualifikmin që në Holandë, ndeshja e kthimit në “Emirates” do jetë thjesht për statistikë. SHIKO GOLAT

Në ndeshjen tjetër në “Signal Iduna Park”, Dortmund dhe Lille u ndanë në barazim 1-1. Në minutën e 22-të ishte Karim Adeyemi, i cili zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur nga distanca, pas topit të kthyer nga goditja e këndit.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Francezët barazuan shifrat në minutën e 67-të me anë të Haraldsson, pas asistit të David. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. SHIKO GOLAT

Nga Kategoria

Sporti

Para se futbolli të të lërë – Luis Suarez pret të rikthehet nga pezullimi në MLS, por pyetje për të ardhmen e tij te Inter Miami vazhdojnë të mbesin.

23 Shtator, 2025
Lajme

Real Madrid vazhdon fillimin perfekt të sezonit, fiton 4-1 ndaj Levantes

23 Shtator, 2025
Sporti

Jack Grealish thotë se Pep Guardiola nuk është fajtor për rënien e Man City në mes të fillimit të shkëlqyer të sezonit nga huazimi i Evertonit.

23 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Komunitetet fetare në Shqipëri kundërshtojnë projektligjin mbi gjininë ‘gjithëpërfshirëse’: Mos prishni familjen

23 Shtator, 2025

Projekte të reja, bashkëpunime! 2Ton flet për verën, ja çfarë pritet tani

23 Shtator, 2025

Para se futbolli të të lërë – Luis Suarez pret të rikthehet nga pezullimi në MLS, por pyetje për të ardhmen e tij te Inter Miami vazhdojnë të mbesin.

23 Shtator, 2025

Real Madrid vazhdon fillimin perfekt të sezonit, fiton 4-1 ndaj Levantes

23 Shtator, 2025
Trump në Asamblenë e OKB-së: Kritika për ndryshimin e klimës dhe mbështetje e fortë për Ukrainën në aspektin ushtarak

Trump në Asamblenë e OKB-së: Kritika për ndryshimin e klimës dhe mbështetje e fortë për Ukrainën në aspektin ushtarak

23 Shtator, 2025
E papritshme në Anfield/ Sulmuesi i ri siguron kualifikimin dramatik për Liverpool-in, por largohet me kartonin e kuq pas festimit.

E papritshme në Anfield/ Sulmuesi i ri siguron kualifikimin dramatik për Liverpool-in, por largohet me kartonin e kuq pas festimit.

23 Shtator, 2025

Jack Grealish thotë se Pep Guardiola nuk është fajtor për rënien e Man City në mes të fillimit të shkëlqyer të sezonit nga huazimi i Evertonit.

23 Shtator, 2025

Anëtarët e NATO-s duhet të ndalojnë avionët rusë nëse hyjnë në hapësirën ajrore, thotë Trump.

23 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.