Një 65-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari.
Policia thotë se shoferi i autoambulancës së Spitalit të Koplikut, gjatë parakalimit të gabuar në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij.
Dy pasagjerë gjithashtu kanë pësuar dëmtime.