Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi.
Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat.
Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.
Kujtojmë se Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje e autorit në kërkim.
Vlora Hyseni është e pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, dy të tjerë janë nën masën arrest me burg, konkretisht Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Edhe për këta të fundit seanca është shtyrë për nesër.











