• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Antonelli bën histori në Kinë, siguron pole position dhe thyen rekordin si më i riu ndonjëherë

14 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Formula 1, duke siguruar pole position në Çmimin e Madh të Kinës dhe duke u bërë piloti më i ri ndonjëherë që arrin këtë sukses. Talenti italian i Mercedesit i rrëmbeu këtij rekordi Sebastian Vettelit dhe i dha Italisë një pole position pas 17 vitesh, që nga koha kur Giancarlo Fisichella e arriti këtë në Spa në vitin 2009.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Paraqitja e Antonellit ishte edhe më mbresëlënëse, pasi dita e tij nuk kishte nisur mirë. Ai e mbylli Sprintin në vendin e pestë, pas një starti të gabuar dhe një penalizimi për përplasjen me Isack Hadjar. Megjithatë, italiani reagoi menjëherë në kualifikuese dhe tregoi se po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Mercedes dominoi plotësisht kualifikueset, me Antonellin në vendin e parë dhe George Russell në të dytin. Britaniku pati një problem teknik në fillim të Q3, me gjasa elektrik, por arriti të rikthehej në pistë në momentet e fundit dhe të siguronte vendin e dytë. Pas dy makinave të Mercedesit u renditën Ferrari-t e Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, që do të nisen nga vendi i tretë dhe i katërt.

Lexo edhe:

Real Madrid pa Asencion ndaj Elche, Arbeloa me shumë mungesa dhe pak alternativa

Juventus gati t’ia rinovojë kontratën Spallettit, njoftimi zyrtar pritet së shpejti

McLaren dha sinjale përmirësimi me Oscar Piastri në vendin e pestë dhe Lando Norris në të gjashtin, ndërsa Pierre Gasly bëri një paraqitje shumë të mirë me Alpine, duke zënë vendin e shtatë. Max Verstappen u rendit i teti me një Red Bull larg formës së viteve të fundit, ndërsa Hadjar dhe Bearman plotësuan dhjetëshen e parë.

Pavarësisht dominimit të Mercedesit në kualifikuese, Ferrari ka treguar në Sprint se mund të jetë shumë e rrezikshme në garë. Për këtë arsye, nisja e së dielës pritet të jetë shumë e fortë, me Hamilton dhe Leclerc që do të tentojnë të sulmojnë menjëherë dy makinat e para. Gara për Çmimin e Madh të Kinës do të nisë nesër në orën 08:00.

Nisja e garës në Kinë:

1. Antonelli (Mercedes) 1’32″064
2. Russell (Mercedes) 1’32″286
3. Hamilton (Ferrari) 1’32″415
4. Leclerc (Ferrari) 1’32″428
5. Piastri (McLaren) 1’32″550
6. Norris (McLaren) 1’32″608
7. Gasly (Alpine) 1’32″873
8. Verstappen (Red Bull) 1’33″002
9. Hadjar (Red Bull) 1’33″121
10. Bearman (Haas) 1’33″292 
11. Hülkenberg (Audi) 1’33″354
12. Colapinto (Alpine) 1’33″357
13. Ocon (Haas) 1’33″538
14. Lawson (Racing Bulls) 1’33″765
15. Lindblad (Racing Bulls) 1’33″784
16. Bortoleto (Audi) 1’33″965
17. Sainz (Williams) 1’34″317
18. Albon (Williams) 1’34″772
19. Alonso (Aston Martin) 1’35″203
20. Bottas (Cadillac) 1’35″436
21. Stroll (Aston Martin) 1’35″995
22. Perez (Cadillac) 1’36″906

Tags: formula 1George RussellGP i KinësKimi AntonelliMercedes

Nga Kategoria

Sporti

Real Madrid pa Asencion ndaj Elche, Arbeloa me shumë mungesa dhe pak alternativa

14 Mars, 2026
Sporti

Juventus gati t’ia rinovojë kontratën Spallettit, njoftimi zyrtar pritet së shpejti

14 Mars, 2026
Sporti

Napoli gati të aktivizojë opsionin e blerjes për Rasmus Hojlund

13 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PD mbledh Kryesinë ditën e hënë, temat që pritet të diskutohen

14 Mars, 2026

Antonelli bën histori në Kinë, siguron pole position dhe thyen rekordin si më i riu ndonjëherë

14 Mars, 2026

Real Madrid pa Asencion ndaj Elche, Arbeloa me shumë mungesa dhe pak alternativa

14 Mars, 2026

Juventus gati t’ia rinovojë kontratën Spallettit, njoftimi zyrtar pritet së shpejti

14 Mars, 2026

Irani nis valë të re sulmesh me raketa në vendet e Gjirit, shpërthime deri në Liban

14 Mars, 2026

63 emigrantë të huaj gjenden të strehuar në kushte të këqija në Durrës

14 Mars, 2026

Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

14 Mars, 2026

E rëndë në Greqi, foshnja e sapolindur gjendet e pajetë në djep

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.