• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Anketa në 12 Universitete/ I Mjekësisë “Kampion” korrupsioni, kush është më i “ndershmi”

25 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndresa Qytetare me kohë ka ngritur alarmin se në universitetet publike në vend katedrat e korrupsionit janë një fenomen prezent, por eksperti pranë QQ Mateo Yskollari ka realizuar një studim që hedh dritë mbi korrupsionin në universitetet tona.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një ankete të realizuar në 12 universitete publike në vend, të dhënat u kryqëzuan edhe kërkesat për informacion drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorive të qarqeve ku lokalizohen Universitetet Publike në rrethe, nga të cilat u morën statistika lidhur me numrin e personave të kallëzuar, proceduar apo gjykuar për korrupsion, të cilët i përkasin personaleve akademike, gjatë tre vjecarit të fundit.

Nga anketimi rezultoi se 77% e studentëve në 12 universitet publike në vend konfirmojnë se korrupsioni është prezent në Universitetin ku ato studiojnë.
Nga ana tjetër nëse i referohemi më ngushtë perceptimit të studentëve lidhur me fenomenin e shfaqjes së korrupsionit në nivel program studimi apo departamenti, 62.2 % e të anketuarve pranojnë ekzistencën e fenomenit në këtë nivel.

Lexo edhe:

7 vite pa u parë! Djali i Violeta Kukaj refuzon LIVE takimin me babanë në BBV: Tha se do na shkatërronte…

Përplasja mes Ilirit dhe Juxhinit! Aktori: I kërkova falje, ai se bëri

Anketa në 12 Universitete/ Universiteti i Mjekësisë

Jo më pak interesante ishte gjetja se prania e korrupsionet shfaqet më e lartë në Universitetin e Mjekësisë me 100% duke e vënë në fronin e Universitetit Kampion të Korrupsionit në vend dhe më e ulët në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Shkodrës.

51% e të anketuarve besojnë se të dy grupet, si administratë ashtu edhe trupa akademike, janë të përfshira në mënyrë të barabartë. Kjo sinjalizon se këta aktorë të sistemit janë të lidhur me njëri- tjetrin në aferat korruptive sepse roli ndërmjetës mes studentëve dhe pedagogëve në shumicën e rasteve luhet nga punonjësit e administratës.

“Pagesa në këmbim të notës” zë vendin kryesor dhe kjo na tregon qartazi se kjo formë është e perceptuar si më e përhapura. Kjo vë në dukje një shqetësim të madh mbi integritetin akademik, ku duket se vlerësimi i dijes është shndërruar në një transaksion financiar.

Nepotizimi vijon të mbetet një sëmundje sepse nga anketimi del se lidhjet familjare mes personelit akademik dhe administratës te universiteteve vazhdojnë të kenë një ndikim të ndjeshëm në sistemin arsimor.
Gjatë periudhës 2021-2024, SPAK ka trajtuar raste të korrupsionit që përfshijnë personel akademik në Universitete Publike, ku rezulton se janë kallëzuar 2 pedagogë dhe janë hetuar 7 të tjerë.

Nga verifikimi i kryer në zyrat e regjistrit të prokurorive lidhur me kallëzimet/procedimet penal dhe me numrin e individëve, pjesë e personelit akademik të Universiteteve Publike në Shqipëri, gjatë viteve 2021 – 2024, janë raportuar për korrupsion pasiv dhe aktiv 18 pedagoge.

Për tu njohur me të gjitha gjetjet e studimit ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë!

Raporti i plotë: https://qeverisja.qq.com.al/wp-content/uploads/2025/01/korrupsioni-uni.pdf

Tags: anketauniversitete

Nga Kategoria

Kryesore

7 vite pa u parë! Djali i Violeta Kukaj refuzon LIVE takimin me babanë në BBV: Tha se do na shkatërronte…

28 Dhjetor, 2025
Ekstra

Përplasja mes Ilirit dhe Juxhinit! Aktori: I kërkova falje, ai se bëri

27 Dhjetor, 2025
Kryesore

Video/ Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat në Elbasan

27 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

7 vite pa u parë! Djali i Violeta Kukaj refuzon LIVE takimin me babanë në BBV: Tha se do na shkatërronte…

28 Dhjetor, 2025

Përplasja mes Ilirit dhe Juxhinit! Aktori: I kërkova falje, ai se bëri

27 Dhjetor, 2025

Guxoni të ëndërroni! Aston Villa barazon një rekord të shekujve me rikthimin ndaj Chelsea, ndërsa tifozët këndojnë ‘do ta fitojmë ligën’.

27 Dhjetor, 2025
Më shumë se 7 mijë mërgimtarë kanë votuar deri në orën 13:00.

Në përfaqësinë diplomatike, votuan 81.29 për qind e atyre të regjistruar.

27 Dhjetor, 2025

Man Utd planifikon një goditje befasuese në janar për një yll të AFCON që shënoi kundër ekipit të INEOS’ Nice para dritares së janarit

27 Dhjetor, 2025

Video/ Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat në Elbasan

27 Dhjetor, 2025
Kosova në prag të zgjedhjeve të reja

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja

27 Dhjetor, 2025

Kosova në zgjedhje/ Albin Kurti mbyll fushatën: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit!

27 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.