• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Anastasia, një leksion për papagallët

2 Shkurt, 2025
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Anastasia në greqisht do të thotë “Ringjallje/rilindje”.

Fjalimi i Anastasias në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste ishte një lloj ringjalljeje e shpresës se nuk janë të gjithë të rinjtë të programuar për të përsëritur slogane, si pllaka gramafoni të prishura që lëshojnë të njëjtin refren: “Shqiperia po lulëzon”, “Ne jemi petalet e trëndafilit socialist!”. Këto thirrje tingëllojnë më shumë si një fragment nga një libër botanike sesa një mesazh politik.

Lexo edhe:

Tensionet Iran-SHBA: Çfarë ndodh me naftën dhe gazin e lëngshëm nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit?

Rendi i ri botëror i Trump është bërë real dhe Evropa duhet të përshtatet shpejt

Për një çast, skenari u prish. Në vend të një lavdërimi për “liderin dhe vendin që ndriçon nën sundimin e tij”, Anastasia Zaimi, gjimnaziste nga Bilishti, foli për arsimin, punësimin dhe dilemat reale të të rinjve: qëndrimi apo largimi nga Shqipëria?

Ajo foli për një brez që nuk mund të mbahet me urdhra dhe me lugë bosh. Ajo nuk përmendi fjalët “vizion”, “rilindje”, “progres”, “integrim”, por dha fakte dhe argumente.

Me atë fjalë, Anastasia na kujtoi përrallën e Andersenit, qe tregonte se, ndërkohë që gjithë lavdëronin rrobat e reja të mbretit, vogëlushi bërtiti: “Mbreti është lakuriq”!

Britma e saj shkëlqeu në kontrast të plotë me korin e papagajve.

Papagalli është një zog interesant: ai nuk mendon, por riprodhon besnikërisht atë që dëgjon. Në Kuvendin Rinor nuk munguan papagallët politikë. Ata ishin aty, me fjali të gatshme, duke e kthyer Kuvendin në konkurs recitimi. Por Anastasia nuk ishte njëra prej tyre. Ajo nuk kishte ardhur për të recituar “vjershën” përmendësh, por për të folur me mendje dhe zemër. Anastasia nuk foli siç duhet, as siç don ai të dëgjojë, por siç është.

Pikërisht këtu qëndron leksioni që ajo u dha bashkëmoshatarëve të saj (dhe jo vetëm): nuk ka turp më të madh sesa të rinj që zgjedhin të mos mendojnë, që zgjedhin të jenë servilë para se të bëhen profesionistë, që zgjedhin të bëjnë karrierë duke u kthyer në altoparlantë të pushtetit.

Ndërsa Anastasia foli për problemet reale të arsimit dhe punësimit, një bashkëmoshatar deklaroi me krenari se ishte një petal i trëndafilit socialist. Mesa duket ende nuk ka mësuar se çfarë ndodh me petalet kur mbaron sezoni i lulëzimit dhe vjen vjeshta…

Në një vend ku të rinjtë shpesh ndihen të detyruar të zgjedhin mes largimit dhe nënshtrimit, Anastasia dha një rrugë të tretë: mendimin kritik. Në vend që të bëhej pjesë e një “turme pa tru”, ajo e ngriti zërin dhe tha atë që mijëra të rinj mendojnë, por nuk kanë as skenën dhe as guximin për ta thënë.

Dhe pikërisht ky është problemi më i madh i politikës: ajo nuk ka frikë nga papagallët, por nga njerëzit që mendojnë. Sepse papagalli mund të ushqehet, të trajnohet dhe të mësojë të përsërisë fraza. Por e vërteta nuk blihet me kartë anëtarësie e as nuk mund të manipulohet me fjalime boshe.

Në fund të ditës, zgjedhja është e thjeshtë: papagall apo njeri që mendon?

Anastasia e dha përgjigjen e saj. Radha është për të tjerët apo do të vijojnë të thonë: sa bukur është veshur Mbreti, tek e shohin që është komplet lakuriq!

Nga Kategoria

Analizë

Tensionet Iran-SHBA: Çfarë ndodh me naftën dhe gazin e lëngshëm nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit?

24 Shkurt, 2026
Analizë

Rendi i ri botëror i Trump është bërë real dhe Evropa duhet të përshtatet shpejt

16 Shkurt, 2026
Analizë

Pse fjalimi “qetësues” i Marco Rubios drejtuar Evropës nuk ishte aspak i tillë

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026

Atalanta bën çmendurinë në Bergamo: përmbys Dortmundin dhe kalon në 1/8 e finales me penalltinë e Samardzic në minutën e 98-të

25 Shkurt, 2026

Murat Jashari shuan spekulimet: Nuk kam plan të bëhem President i Kosovës

25 Shkurt, 2026

Theu arresti e shtëpisë, policia hap zjarr ndaj qytetarit në Golem! Të shtëna me armë

25 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Golem, 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me Policinë

25 Shkurt, 2026

“Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca

25 Shkurt, 2026

Dhunonte nxënësit në një shkollë 9-vjeçare në Kamëz, shpallet në kërkim mësuesja

25 Shkurt, 2026

Vuçiç i ankohet BE-së: Aleanca Kosovë-Shqipëri me rrezik për ne

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.