• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 20 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Analiza e BBC: Pse Trump e shmangi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

30 Gusht, 2025
tek Kryesore
Analiza e BBC: Pse Trump e shmangi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump ka vendosur të anulojë mbrojtjen e ‘Secret Service’ për ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris, vetëm shtatë muaj pas largimit të saj nga detyra. Ky vendim ka shkaktuar polemika në politikën amerikane, sidomos tani që Harris pritet të nisë një turne të gjerë kombëtar për promovimin e librit të saj, “107 Days”, që trajton periudhën e kandidaturës së saj presidenciale në vitin 2024, sipas raportimeve të BBC-së.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas ligjit federal të vitit 2008, ish-zëvendëspresidentët dhe familjet e tyre përfitojnë mbrojtje nga ‘Secret Service’ për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit, me mundësi zgjatjeje në raste të veçanta nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare. Pas konsultimeve, Joe Biden kishte firmosur një urdhër për të zgjatur mbrojtjen për Harris me një vit, por Trump e ka anuluar këtë vendim.

Edhe pse një vlerësim i fundit nuk ka identifikuar kërcënime të menjëhershme ndaj Harris, stafi i saj është shprehur se si figura e parë femër dhe me ngjyrë në këtë rol, ajo është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të urrejtjes. Në vitin 2024, disa individë janë arrestuar për kërcënime direkte ndaj saj, duke përfshirë plane atentati.

Lexo edhe:

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detaje: Oficeri ndoqi autorin

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Reagimet politike kanë qenë të ashpra, përfshirë nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili e ka quajtur vendimin “politikanisht të motivuar dhe hakmarrës.” Ai tha se “siguria e zyrtarëve publikë nuk duhet të jetë lojë politike”.

Sipas analistit Ronald Kessler, vendimi i Trump ka një anë praktike pasi ‘Secret Service’ është i mbingarkuar. Ai theksoi se turin i librit të Harris kërkon një sasi të madhe burimesh, që agjencia tashmë e ka të vështirë t’i ofrojë. Kessler po ashtu theksoi se Trump ka hequr mbrojtjen edhe për figura të tjera, duke e parë këtë si pjesë të një spastrimi të gjerë politik.

Ndryshe nga ish-zëvendësit, ish-presidentët amerikanë gëzojnë mbrojtje të përjetshme nga ‘Secret Service’. Kamala Harris do të detyrohet të kërkojë mbrojtje private për turneun e saj, një kosto që mund të arrijë miliona dollarë në vit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detaje: Oficeri ndoqi autorin

20 Korrik, 2026
Aktualitet

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa, banori shpëton turisten 10-vjeçare

20 Korrik, 2026
Aktualitet

Detaje nga të shtënat në Elvana/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ekonomisti: Të rinjtë shqiptarë refuzoj të bëjnë punë 8-orarsh për 600€, duan pasurim të shpejtë

20 Korrik, 2026

Simón fiton Dorezën e Artë dhe ia jep meritat mbrojtjes: “Ma bënë gjithçka më të lehtë”

20 Korrik, 2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detaje: Oficeri ndoqi autorin

20 Korrik, 2026

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa, banori shpëton turisten 10-vjeçare

20 Korrik, 2026

Argjentina rrezikon hetim dhe dënime pas incidenteve në finalen e Botërorit

20 Korrik, 2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit shkollor

20 Korrik, 2026

Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët

20 Korrik, 2026

Detaje nga të shtënat në Elvana/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

20 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.