Ruben Amorim ka bërë të qarta nevojat e Milanit për pjesën e mbetur të merkatos, pas vendimit për të nxjerrë jashtë projektit disa lojtarë.
Tomori, Fofana, Nkunku dhe Odogu nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit, ndërsa edhe Estupinan, Gimenez, Filippo Terracciano dhe Leao mund të largohen.
Prioriteti kryesor mbetet mbrojtja. Largimi i Tomorit krijon nevojën për një qendërmbrojtës të aftë në ndërtimin e lojës nga prapa, agresiv dhe i përshtatshëm për skemën me tre të Amorim.
Në krahë, Milani mund të ndërhyjë nëse Estupinan largohet, ndërsa në mesfushë një tjetër afrim do të varet nga e ardhmja e Ricci dhe Musah.
Edhe sulmi pritet të pësojë ndryshime. Nëse Leao largohet për një shifër rreth 40-45 milionë euro, klubi do të kërkojë një zëvendësues, ndërsa po punohet gjithashtu për të gjetur një alternativë pas largimit të mundshëm të Gimenez.










