• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Ambrosini “bekon” Milanin e ri: Allegri, trajneri i duhur. Igli Tare është konkret, nuk shet iluzione

5 Korrik, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur zyrtarisht epoka e re e Milanit. Me testet fizike dhe mjekësore të zhvilluara dje në Milanello, ka rifilluar, pas shumë vitesh, periudha e Allegrit në pankinën kuqezi. Në Milanin e “Allegri 1” ishte edhe Massimo Ambrosini, që me ish-trajnerin e Juventusit fitoi titullin kampion në vitin 2011. Pikërisht ish-mesfushori ka folur për “Gazzetta dello Sport” lidhur me zgjedhjen e “Djallit” për t’ia besuar sërish stolin trajnerit nga Livorno:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Unë jam nostalgjik nga natyra dhe kur kujtoj momentet e bukura të së kaluarës, bëhem i ndjeshëm. I uroj të ketë të njëjtin ndikim që pati me ne dhe jam i bindur se kështu do të jetë. Në dritën e asaj që ndodhi sezonin e kaluar, më duket një zgjedhje shumë e drejtë. Asnjë zgjedhje nuk të jep siguri për fitore apo rezultate, por Max do t’i japë skuadrës një ndjesi përgjegjësie”.

Fjalë të mira Ambrosini ka pasur edhe për Igli Taren, drejtorin e ri sportiv i Milanit, që do të ketë si detyrë forcimin e skuadrës dhe rikthimin e Milanit pas një sezoni negativ, ku kuqezinjtë mbetën jashtë kompeticioneve europiane dhe humbën finalen e Kupës së Italisë: “Tare e njeh futbollin dhe lojtarët, punon në terren dhe ka vite përvoje pas shpine. Është një person konkret, nuk shet iluzione”.

Lexo edhe:

Sandro Tonali te Arsenali?! Gunners po shqyrtojnë një lëvizje të mahnitshme në ditën e fundit të afatit për mesfushorin e Newcastle.

Vlerësimi i lojtarëve të Man City ndaj Tottenham: Avantazhi i Arsenalit – përsëri! Erling Haaland pëson një tjetër mungesë ndërsa City i humb një fitore përballë Spurs të frymëzuar nga Dominic Solanke.

Massimo Ambrosini  ish-kapiteni i Milanit dhe një zë me peshë kur bëhet fjalë për mesfushën, ka dhënë mendimin e tij edhe për përforcimet e kuqezinjve në këtë repart, duke nisur nga Samuele Ricci:

“Është një lojtar i mirë dhe djalë me perspektivë, që ka qëndrimin dhe dëshirën e duhur. Milani ka nevojë për më shumë qartësi dhe organizim në qendër të fushës. Me dy ‘mezzala’ me cilësi dhe fantazi përkrah, ai mund të jetë ‘regjia’ ideale për ta ndërtuar lojën”.

I pyetur më pas për Luka Modric dhe pozicionin e tij të mundshëm në skemën e re kuqezi, Ambrosini ka shtuar: “Edhe Modric mund ta bëjë ‘regjisorin’ para mbrojtjes. Kjo vlen në disa ndeshje, ose në disa segmente të lojës, sidomos në ‘San Siro’. Sidoqoftë, besoj se forca e tij qëndron te cilësia e ‘mezzala’, nuk do të çuditesha fare nëse kroati do të aktivizohej aty”.

Mesfusha e Milanit po merr formë, me Ricci dhe Modric që priten të jenë dy elementë kyç në sezonin e ri.

Nga Kategoria

Sporti

Sandro Tonali te Arsenali?! Gunners po shqyrtojnë një lëvizje të mahnitshme në ditën e fundit të afatit për mesfushorin e Newcastle.

2 Shkurt, 2026
Sporti

Vlerësimi i lojtarëve të Man City ndaj Tottenham: Avantazhi i Arsenalit – përsëri! Erling Haaland pëson një tjetër mungesë ndërsa City i humb një fitore përballë Spurs të frymëzuar nga Dominic Solanke.

2 Shkurt, 2026
Sporti

“Futbolli nuk e ka lënë atë” – Jamie Carragher ndryshon mendje për Casemiron dhe fton mesfushorin e ‘shtëpisë së madhe’ të Man Utd që të tregojë aftësitë e tij si analist.

2 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Icardi te Juventus? Spalletti: Një person i këndshëm dhe golashënues i shkëlqyer, por nuk jemi të interesuar.

Icardi te Juventus? Spalletti: Një person i këndshëm dhe golashënues i shkëlqyer, por nuk jemi të interesuar.

2 Shkurt, 2026

Pse Danimarka nuk mund ta përdorë Ozempic si një çip të fortë në bisedimet me SHBA-në për Grenlandën

2 Shkurt, 2026

Sandro Tonali te Arsenali?! Gunners po shqyrtojnë një lëvizje të mahnitshme në ditën e fundit të afatit për mesfushorin e Newcastle.

2 Shkurt, 2026
Problemet në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm

Problemet në aksin Librazhd-Qafë Thanë, shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm

2 Shkurt, 2026
Limi dhe Edi bashkojnë forcat, takim befasues për tifozët!

Limi dhe Edi bashkojnë forcat, takim befasues për tifozët!

2 Shkurt, 2026

Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor

2 Shkurt, 2026
Ngjarja me portierin e Cremoneses: Autori humbi 3 gishta dhe do të arrestohet, sanksione edhe për Interin

Ngjarja me portierin e Cremoneses: Autori humbi 3 gishta dhe do të arrestohet, sanksione edhe për Interin

2 Shkurt, 2026

Ekspozita e perceptuar ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme po rritet në Evropë: Cilat vende pësojnë më shumë? Ekspozita e perceptuar ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme në BE është rritur me tetë pikë përqindje që nga viti 2022. Ekspertët theksojnë se arsimimi mediatik dhe verifikimi i fakteve janë thelbësore për të kundërshtuar këtë tendencë.

2 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.