• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Altin Morina, lidhje nga Nikla në Ekuador dhe akses deri te Gledis Nano

24 Maj, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 24 Maj 2025 – Dosja e operacionit “Ura”, zbardhur nga SPAK, nxjerr në dritë një nga rastet më të rënda të infiltrimit të krimit në strukturat e shtetit: ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, nuk ishte thjesht një ndihmës, por bashkëpunëtor aktiv i trafikantëve të drogës me rrjet ndërkombëtar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga RENEA në rrjetin e kokainës – Morina dhe Ndërnjaku, dyshe e errët

Morina del si pjesë e grupit kriminal të strukturuar me në krye Ekil Ndërnjakun, një emër i njohur i botës së errët të trafikut të drogës. Nga hetimet e SPAK, rezulton se të dy merreshin me transportin e lëndëve narkotike drejt Italisë, kryesisht hashash, marihuanë dhe kokainë.

Lexo edhe:

Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, anulohen votimet me anë të televizionit për të shtunën.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës (EMRAT)

Në një nga bisedat përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, Ndërnjaku e pyet për kamionë nga Spanja:

Ekil Ndërnjaku: “Ka kamiona nga Spanja? Ne transportin na duhet rregullisht… fusim minimumi 150 kile bar e çokollatë.”
Altin Morina: “Ok, që ta dij dhe unë ku e ka transportin përherë.”

Gjermani, Spanjë, Ekuador – Morina me kontakte globale të krimit

Në një tjetër episod, në shtator të vitit 2020, Morina i referohet një lidhjeje të re:

Morina: “Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje.”

Ndërnjaku: “S’e di, dëgjojmë njëherë çmimet, që të flasim me robt.”

E pabesueshme, por e dokumentuar nga SPAK: Morina kishte kontakte edhe në Ekuador, një nga vendet burimore të kokainës në Amerikën Latine:

Morina: “Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador.”
Ndërnjaku: “Shok flasim nga afër…”

Nga laboratori te sistemi TIMS – Morina i jepte informacione sensitive grupit

Një nga aspektet më të rënda të dosjes është përdorimi i aksesit policor nga Morina për të ndihmuar grupin kriminal. Kur Ndërnjaku kërkon të dijë informacione për një person me mbiemrin Dosku, Morina kërkon të dhëna në sistemet e Policisë dhe madje kontaktin e drejtpërdrejtë e ka me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kur drejtësia manipulohet me “gjilpërë” – arma e Mond Çekiçit dhe ndërhyrja e Morinës

Në një tjetër episod shokues, më 24 shtator 2024, një bashkëpunëtor i paidentifikuar i kërkon Ndërnjakut të ndërhyjë në raportin mjekoligjor të një arme të sekuestruar. Arma ishte në pronësi të Edmond Koçit, alias Mond Çekiçi, i arrestuar i armatosur në Durrës. Për këtë punë, Ndërnjaku i beson “shokut të policisë”:

Ndërnjaku: “Shok, me të pyt, a kemi ndonjë me rregulla në Tiranë? Kanë kap një shok me armë, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.”
Morina: “Po po, e marr vesh kush është.”
Ndërnjaku: “Mond Çekiçi.”

I kapur, liruar, rikapur – Morina i shpëton drejtësisë herë pas here

Morina nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në mars 2023, u kap me 113 mijë euro cash në makinë, por u lirua një muaj më vonë. Në prill 2025, u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”, i akuzuar për bashkëpunim me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në Nikël dhe Tapizë të Krujës.

Nga Kategoria

Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, anulohen votimet me anë të televizionit për të shtunën.
Aktualitet

Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, anulohen votimet me anë të televizionit për të shtunën.

14 Janar, 2026
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës (EMRAT)

14 Janar, 2026
Ambasada e SHBA reagon ndaj deklaratave të Ramës: Nxisim transparencën dhe drejtësinë për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët – Kinezët na perceptojnë si një mundësi të artë.
Aktualitet

Ambasada e SHBA reagon ndaj deklaratave të Ramës: Nxisim transparencën dhe drejtësinë për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, anulohen votimet me anë të televizionit për të shtunën.

Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, anulohen votimet me anë të televizionit për të shtunën.

14 Janar, 2026
Çfarë ka ndodhur? Ilir Vrenozi braktis shtëpinë e "BBV5" për shkak...

Çfarë ka ndodhur? Ilir Vrenozi braktis shtëpinë e “BBV5” për shkak…

14 Janar, 2026

Si të merrni biletat për Ligën e Kampionëve të Arsenalit 2026: Ndeshjet në pritje, çmimet e biletave dhe më shumë

14 Janar, 2026
Formula 1: Makinë kart e Jules Bianchi gjenet, babai Philippe shpreh lehtësim: Faleminderit të gjithëve!

Formula 1: Makinë kart e Jules Bianchi gjenet, babai Philippe shpreh lehtësim: Faleminderit të gjithëve!

14 Janar, 2026

Australian Open 2026: Sebastian Ofner feston para kohe para humbjes ndaj Nishesh Basavareddy në raundin e kualifikimeve

14 Janar, 2026
Financuesi i Rithemelimit është marrë në pyetje, Berisha reagon ndaj hetimeve të SPAK: Është çështje politike, Basha ia dorëzoi Escobarit listën e bizneseve që kanë sponsorizuar

Financuesi i Rithemelimit është marrë në pyetje, Berisha reagon ndaj hetimeve të SPAK: Është çështje politike, Basha ia dorëzoi Escobarit listën e bizneseve që kanë sponsorizuar

14 Janar, 2026

Chiesa drejt rikthimit te Juve: gati të ulë pagën për t’u kthyer në Torino

14 Janar, 2026

Manchesteri ka fonde për të shpenzuar! Djajtë e Kuq mund të hyjnë në tregun e merkatos së janarit

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.