• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon Serbia: Provokim! Kërkojmë shpjegime urgjente se përse u krijua pa konsultim me ne

19 Mars, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ditën e sotme në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal.

Lexo edhe:

SHBA intensifikon presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës kërcënon të dëmtojë ekonominë.

“Na fikët mor burrë”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS! Thasët me drogë kishin shenja gishtash, bisedat Rrajës: Pastroji se i ka prekur…

Serbia, siç pretendon reagimi, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, “me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë”. Veçanërisht Serbia e sheh fakt shqetësuese pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin, “me përfshirjen direkte të një strukture që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar dhe që përbën një kërcënim për popullin serb dhe për të gjithë rajonin”.

“Nuk do të injorojmë mesazhin politik të qartë të kësaj iniciative. Është e dukshme se ky memorandum nuk është rezultat i një bashkëpunimi të rastësishëm, por një strategji e synuar për të izoluar Serbinë dhe për të forcuar struktura paramilitare në krahinën jugore të Serbisë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Serbia e sheh si tepër domethënëse që dy nga fqinjët e saj, Kroacia dhe Shqipëria, kanë vendosur të nisin këtë marrëveshje dhe që një ftesë për t’iu bashkuar këtij bashkëpunimi i është dërguar edhe Bullgarisë. Nëse siç thuhet se kjo marrëveshje nuk është e drejtuar kundër askujt, atëherë Serbia kërkon shpjegim se përse është përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë kolektive në rajon.

Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale.

“Serbia nuk do ta pranojë këtë në heshtje. Si një shtet që, pavarësisht neutralitetit të tij ushtarak, është aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve moderne të sigurisë, Serbia ka qenë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të sinqertë me Kroacinë dhe Shqipërinë. Megjithatë, kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, përfaqëson provokim të hapur dhe shpërfillje të rëndë të realitetit në terren”, thuhet në deklaratë.

Serbia, sipas deklaratës, pret përgjigje të menjëhershme nga Zagrebi dhe Tirana mbi synimet dhe objektivat e vërteta të kësaj nisme ushtarake “të rrezikshme”.

Nga Kategoria

SHBA intensifikon presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës kërcënon të dëmtojë ekonominë.
Kryesore

SHBA intensifikon presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës kërcënon të dëmtojë ekonominë.

22 Dhjetor, 2025
Kryesore

“Na fikët mor burrë”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS! Thasët me drogë kishin shenja gishtash, bisedat Rrajës: Pastroji se i ka prekur…

22 Dhjetor, 2025
Humbje të mëdha për socialistët e Sanchez në zgjedhjet rajonale në Spanjë: Partia Popullore siguron 29 vende, ndërsa Vox forcon pozitat e saj si forcë ekstremiste e djathtë.
Kryesore

Humbje të mëdha për socialistët e Sanchez në zgjedhjet rajonale në Spanjë: Partia Popullore siguron 29 vende, ndërsa Vox forcon pozitat e saj si forcë ekstremiste e djathtë.

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

SHBA po ndjek një anije nafte të tretë në ujrat ndërkombëtare pranë Venezuelës

22 Dhjetor, 2025
SHBA intensifikon presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës kërcënon të dëmtojë ekonominë.

SHBA intensifikon presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës kërcënon të dëmtojë ekonominë.

22 Dhjetor, 2025

“Na fikët mor burrë”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS! Thasët me drogë kishin shenja gishtash, bisedat Rrajës: Pastroji se i ka prekur…

22 Dhjetor, 2025

Toni Comín: Njihuni me eurodeputetin ‘fantazmë’ që jeton në një gjendje ligjore paqartësie

22 Dhjetor, 2025
Humbje të mëdha për socialistët e Sanchez në zgjedhjet rajonale në Spanjë: Partia Popullore siguron 29 vende, ndërsa Vox forcon pozitat e saj si forcë ekstremiste e djathtë.

Humbje të mëdha për socialistët e Sanchez në zgjedhjet rajonale në Spanjë: Partia Popullore siguron 29 vende, ndërsa Vox forcon pozitat e saj si forcë ekstremiste e djathtë.

22 Dhjetor, 2025

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë

22 Dhjetor, 2025

Të ardhurat e 10% më të pasurve pas taksave: Si krahasohen fituesit më të mëdhenj në Evropë me ata globalisht?

22 Dhjetor, 2025

Si të ndiqni ndeshjen Fulham kundër Nottingham Forest në Premier League sot: Transmetim live, kanali televiziv dhe koha e nisjes.

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In