• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Alarm ushqimor në Shqipëri: Peshk me parazit dhe mish me salmonelë në treg!

14 Mars, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një sasi e konsiderueshme produktesh të rrezikshme për shëndetin janë futur sërish në Shqipëri, duke ngritur një tjetër alarm për sigurinë ushqimore: 985 kg acuge e kriposur me praninë e parazitit të rrezikshëm L3 Anisakis dhe 4,516.75 kg fileto derri të kontaminuar me bakterin Salmonella spp.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rreziku i peshkut me parazit

Sipas ekspertëve, paraziti L3 Anisakis mund të infektojë njerëzit nëse konsumojnë peshk të pagatuar ose të përpunuar në mënyrë të papërshtatshme. Infeksioni mund të shkaktojë inflamacion të traktit gastrointestinal, ndërsa në raste të rënda, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose të zorrëve, duke sjellë komplikime serioze.

AKU ka konfirmuar se acuga e kriposur është importuar nga Kroacia dhe Italia. Nuk dimë nëse autoritetet do të veprojnë me masat e duhura për asgjësim, apo do të neglizhojnë si çdo herë.

Lexo edhe:

Banda kriminale shqiptare zhbllohet, konfiskohet 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë

Muçi bëhet simbol i golave spektakolarë në Turqi, merr çmimin për golin më të bukur të muajit dhjetor.

Rreziku i mishit me salmonelë

Nga ana tjetër, sasia e madhe e filetos së derrit me prani të Salmonella spp. është importuar nga Brazili. Ky bakter mund të shkaktojë diarre, ethe dhe dhimbje të forta stomaku. Sipas AKU, për këtë produkt ekzistojnë dy opsione: ose do të asgjësohet, ose do t’u kalojë subjekteve të tjera që plotësojnë kriteret për trajtimin dhe rihedhjen e tij në treg.

Por, në çfarë kushtesh do të përpunohet ky mish dhe si do të ofrohet sërish për konsum? AKU, nën drejtimin e Olsi Komicit, ka refuzuar të japë detaje mbi trajtimin e mëtejshëm të këtij produkti të kontaminuar. Burime të pavarura tregojnë se ai mund të shitet nën kosto në fabrikat e sallamit ose madje të përfundojë në spitale.

Pesticidet kancerogjene: Një kërcënim i përditshëm

Një investigim më herët nga emisioni “Piranjat” zbuloi një skandal po ashtu të madh: 35 pesticide kancerogjene qarkullonin lirisht në produktet ushqimore të tregut shqiptar, pa asnjë kontroll real nga institucionet përgjegjëse.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, deklaroi se këto substanca ndodhen në një sërë produktesh të përditshme, përfshirë brioshët, drithërat, vajin e ullirit, bimët medicinale dhe erëzat si majdanozi e kopra. Efektet e tyre janë alarmante: kancer, çrregullime të sistemit imunitar, infertilitet dhe dëmtime të sistemit nervor.

Në një shkresë zyrtare drejtuar “Piranjave”, Ministria e Bujqësisë, me në krye Anila Denajn, ka pranuar se AKU nuk disponon informacion mbi këto pesticide, duke justifikuar mungesën e të dhënave me “konfidencialitetin” e laboratorëve. Ekspertët e kundërshtuan këtë pretendim, duke theksuar se me një urdhër të thjeshtë prokurorie, mund të identifikohen lehtësisht produktet e kontaminuara dhe kompanitë që i tregtojnë ato.

Një histori e përsëritur korrupsioni dhe neglizhence

Skandalet me ushqimet e kontaminuara nuk janë një fenomen i ri në Shqipëri. Në dhjetor 2024, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) zbuloi se mandarinat shqiptare përmbanin pesticide të ndaluara. Nga 924 kamionë me mallra për eksport, çdo ngarkesë e kontrolluar në BE rezultoi e ndotur, ndërsa AKU shqyrtoi vetëm 28 mostra në një sipërfaqe prej 1,000 hektarësh.

Një tjetër skandal u zbulua në KFC, ku AKU konstatoi praninë e salmonelës në mishin e pulës. Nga 1,535 kg mish i kontaminuar, vetëm 177 kg u gjetën dhe u asgjësuan, duke lënë dyshime të forta për fatin e pjesës tjetër.

Po kështu, 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë që shkakton kancer dhe leucemi, u gjendën në treg, ndërsa qumështi dhe dhalla e prishur nga kompania “Lufra” arritën deri në tryezat e konsumatorëve. Skandaloz mbetet fakti që minjtë u filmuan mbi thasët e miellit të kompanisë “Diamond”, pa asnjë reagim nga AKU.

Nevojë urgjente për marrjen e masave!

Situata është alarmante dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Kërkohet një hetim i plotë nga SPAK për të zbuluar zinxhirin e korrupsionit që po lejon helmimin sistematik të popullatës. Nga fermeri te zyrtarët e lartë, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Ky është një krim i organizuar kundër shëndetit të qytetarëve dhe kërkon veprim të menjëhershëm!/gazetareforma

Tags: akualarmsalmonelë

Nga Kategoria

Banda kriminale shqiptare zhbllohet, konfiskohet 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë
Aktualitet

Banda kriminale shqiptare zhbllohet, konfiskohet 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë

23 Janar, 2026
Muçi bëhet simbol i golave spektakolarë në Turqi, merr çmimin për golin më të bukur të muajit dhjetor.
Lajme

Muçi bëhet simbol i golave spektakolarë në Turqi, merr çmimin për golin më të bukur të muajit dhjetor.

23 Janar, 2026
Bota

Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Banda kriminale shqiptare zhbllohet, konfiskohet 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë

Banda kriminale shqiptare zhbllohet, konfiskohet 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë

23 Janar, 2026

Ryan Wedding u arrestua: FBI konfirmon se ish-olimpiani i shndërruar në mbret të drogës është në arrest.

23 Janar, 2026
Muçi bëhet simbol i golave spektakolarë në Turqi, merr çmimin për golin më të bukur të muajit dhjetor.

Muçi bëhet simbol i golave spektakolarë në Turqi, merr çmimin për golin më të bukur të muajit dhjetor.

23 Janar, 2026

Trafik droge me vezë “Kinder”/ Shqiptari kapet me 2,5 kg kokainë në Itali

23 Janar, 2026

Michael Carrick zbulon rolin e tij në vendimin e Man Utd për të lënë të lirë Casemiron, me mesfushorin brazilian ‘të dëshpëruar’ për të mbyllur mirë karrierën te Djajtë e Kuq.

23 Janar, 2026
Rumania në tension: Mircea Lucescu në reanimacion për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Rumania në tension: Mircea Lucescu në reanimacion për shkak të problemeve të rënda shëndetësore

23 Janar, 2026

Presidenti i Somalilandit takim me Eric Trump dhe Isaac Herzog të Izraelit në Davos

23 Janar, 2026
Jo vetëm Ronaldo, Xhuli Nura vazhdon: Kam pasur një takim edhe me Princin Harry!

Jo vetëm Ronaldo, Xhuli Nura vazhdon: Kam pasur një takim edhe me Princin Harry!

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.