• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Alarm në qelitë ku vuan dënimin udhëheqësi shqiptar i “mafies së burgjeve”

27 Tetor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një alarm është dhënë në burgun e Korydallos në Greqi, pasi një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zbulimi i armës ka shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit.

Në të njëjtin pavijon ndodhen gjithashtu të burgosur turq, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, çka ka shtuar shqetësimet e autoriteteve lidhur me origjinën e armës dhe qëllimin e mundshëm të përdorimit të saj.

Lexo edhe:

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit

Trump i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar anije në Hormuz: Bashkohuni me ne

Hetuesit dyshojnë se arma mund të ishte përgatitur për tentativë arratisjeje, për sulm të mundshëm ndaj të burgosurve të tjerë, ose për marrje peng të punonjësve të burgut.

Aktualisht, hetimet janë zgjeruar në të gjitha qelitë e pavijonit, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrat e vizitave të fundit.

Klodian Lekocaj pak kohë më parë është vënë sërish në epiqendër të autoriteteve greke pasi arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.

Kush është Klodian Lekocaj?

Klodian Lekocaj, 48 vjeç, është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi prej vitesh dyshohet për përfshirje në aktivitetet më të rënda kriminale si urdhërime vrasjesh, rrëmbime dhe trafikun e drogës.

Lekocaj ka qenë i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Greqi, ku përmenden vrasje me pagesë, atentate, plagosje dhe arratisje spektakolare nga burgjet. Ai ka qenë i lidhur me persona të tjerë me precedentë të rëndë penalë, përfshirë shqiptarë dhe shtetas të tjerë të huaj. Disa nga ngjarjet ku emri i tij ka dalë në skenë janë vrasja e një avokati grek, plagosja e klientëve në një lokal në Mikrolimano, tentativë për grabitje me armë dhe vrasje në zonën e Metaksurgios. Ai është arrestuar për herë të fundit në nëntor 2014.

Në vitet e fundit, policia greke e ka përfshirë emrin e tij edhe në disa dosje të tjera të rënda, përfshirë atentate të porositura ndaj shqiptarëve dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve grekë. Pavarësisht pretendimeve të tij në media se është “i pafajshëm” dhe “i përdorur”, provat dhe përgjimet e mbledhura nga autoritetet flasin për një figurë me ndikim të madh në botën e krimit, brenda dhe jashtë burgjeve.

Emri i Klodian Lekocaj ka qenë i lakuar edhe si personi që ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë.

Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale e ndërsa i kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019. Klodian Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë pjesë e së cilit ishte Brahim Brahimaj, Olti Duçe që u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.

Nga Kategoria

Bota

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit

14 Mars, 2026
Bota

Trump i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar anije në Hormuz: Bashkohuni me ne

14 Mars, 2026
Aktualitet

PD mbledh Kryesinë ditën e hënë, temat që pritet të diskutohen

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ndalet sërish, Atalanta i merr një pikë mes polemikave në Serie A

14 Mars, 2026

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit

14 Mars, 2026

Trump i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar anije në Hormuz: Bashkohuni me ne

14 Mars, 2026

Arsenal nis bisedimet për rinovimin afatgjatë të Declan Rice

14 Mars, 2026

PD mbledh Kryesinë ditën e hënë, temat që pritet të diskutohen

14 Mars, 2026

Antonelli bën histori në Kinë, siguron pole position dhe thyen rekordin si më i riu ndonjëherë

14 Mars, 2026

Real Madrid pa Asencion ndaj Elche, Arbeloa me shumë mungesa dhe pak alternativa

14 Mars, 2026

Juventus gati t’ia rinovojë kontratën Spallettit, njoftimi zyrtar pritet së shpejti

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.