Agim Shtyllza, 54-vjeç është arrestuar këtë të premte nga Policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se Shtyllza ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.