• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Akuzohen se rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka

20 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lihen në burg dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen  për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, më 8 korrik të këtij viti.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndaj dy të dyshuarve ( të cilët u arrestuan dje) u vendos masa e sigurisë më “arrest me burg”.

Sipas burimeve nga gjykata, seanca nuk ka kaluar pa tensione.

Lexo edhe:

Vrajsa e Liridona Ademajt/ Publikohen në Sallën e gjyqit pamjet e krimit

Në pritje të protestës së PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për shmangien e grumbullimeve.

Mësohet se gjatë shqyrtimit të masës, ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes të akuzuarve dhe trupit gjykues.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin Fatjon Bushgjokaj dhe me shtetasin Petrit Çakrri 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin Renis Dobra 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.

Rrembimi dhe vrasja 

Eliminimi i 23-vjeçarit Dobra ishte vënë në jetë pas një plani të mirëmenduar. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kanë marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës.

Përmes kësaj skeme shpresonin të ishin të vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet. Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in, por nuk kanë mundur. Pasi policia identifikoi auromjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale për eliminimin e 23-vjeçarit.

Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se në krim ka bashkëpunuar për nxjerrjen për në Kosovë të vëllait tjetër, po me makinë të marrë me qira.

Pasi e vranë, autorët e futën trupin e 23-vjeçarit në makinë dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit me qëllim për të fshehur ngjarjen, por trupi i pajetë i të riut ka dalë jashtë, ndërsa mjeti përfundoi në ujë.

Ndaj Petrit Çakrri rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”, ndërsa Fatjon Bushgjoka akuzohet për “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.

Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 68”, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA.

Kapen në Tiranë dhe vihen në pranga 2 vëllezërit e njërit prej autorëve të vrasjes nëpërmjet strangulimit, të shtetasit R. D., më datë 08.07.2025, në Burrel.

Të arrestuarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R. D.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh siguruan informacion për vendndodhjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim.

Bazuar në këtë informacion, u organizua dhe u zhvillua në bashkëpunim me shërbime të Forcës Speciale RENEA, operacioni i koduar “Operacionalja 68”, për kapjen e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në një apartament në Tiranë dhe ndaluan shtetasit:

-K. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, vëllezër.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin F. B., dhe me shtetasin P. H. alias P. C., 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.

2 shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Kosova

Vrajsa e Liridona Ademajt/ Publikohen në Sallën e gjyqit pamjet e krimit

22 Dhjetor, 2025
Në pritje të protestës së PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për shmangien e grumbullimeve.
Lajme

Në pritje të protestës së PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për shmangien e grumbullimeve.

22 Dhjetor, 2025
PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut
Aktualitet

“Periudha tre ditore për shqyrtimin e dosjes së Ballukut është e mjaftueshme”, PD i kërkon Peleshit: Thirri Këshillin e Mandateve të martën.

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pas kërkesës së Kelmendit për të lënë detyrën, KPK thirri një mbledhje të jashtëzakonshme.

Pas kërkesës së Kelmendit për të lënë detyrën, KPK thirri një mbledhje të jashtëzakonshme.

22 Dhjetor, 2025

Video. Inxhinieri gjerman me paraplegji bëhet pengguna i parë i karrocës me rrota që udhëton në hapësirë

22 Dhjetor, 2025

Britaniku jashtë vendit: Kapiteni Harry Kane thyen një tjetër rekord në Bundesliga pas fitimit të çmimit të njohur gjerman, ndërsa Jude Bellingham dhe Conor Gallagher shënojnë për të mbajtur gjallë garën për titullin në La Liga.

22 Dhjetor, 2025

Vrajsa e Liridona Ademajt/ Publikohen në Sallën e gjyqit pamjet e krimit

22 Dhjetor, 2025
Në pritje të protestës së PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për shmangien e grumbullimeve.

Në pritje të protestës së PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për shmangien e grumbullimeve.

22 Dhjetor, 2025

Mëkatarë, aksidente dhe beteja: Ja filmat më të mirë të vitit 2025

22 Dhjetor, 2025
PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

“Periudha tre ditore për shqyrtimin e dosjes së Ballukut është e mjaftueshme”, PD i kërkon Peleshit: Thirri Këshillin e Mandateve të martën.

22 Dhjetor, 2025
PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In