Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar këtë të martë në Tiranë ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar. Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë identifikuar si 42-vjeçarja, Valentina Selman Koltraku dhe 55-vjeçari Tomorr Kostandin Shukulli.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë goditur të miturin i cili për shkak të plagëve të marra humbi jetën. I mituri fillimisht është goditur nga mjeti i Shukullit dhe më pas nga mjeti i Koltrakut. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”.











