Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori të identifikuar si Vladimir Leka ka ndodhur në aksin Mamurras–Laç.
Sipas informacioneve të para, automjeti që drejtohej nga Ervis Kalthi lëvizte në drejtim të Laçit ka përplasur një person, i cili dyshohet se po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










