Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Lungomares në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital me dëmtime në këmbë. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.