Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Murashit, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, njëri prej drejtuesve të mjeteve është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të dyja mjetet e përfshira në ngjarje kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale në pjesët e tyre të jashtme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










