Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Unazën Perëndimore të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas përplasjes me çiklistin, mjeti i drejtuar nga një i ri ka goditur edhe dy automjete të tjera.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.











