Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit, ku një aksident rrugor me pasoja fatale i ka marrë jetën një gruaje të moshuar.
Sipas informacioneve paraprake, një i ri 20-vjeçar, me inicialet K.L., ka përplasur me automjetin e tij 73-vjeçaren Rr. T., e cila po lëvizte si këmbësore. Për shkak të plagëve të rënda të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjes së kujdesit, veçanërisht ndaj këmbësorëve.










