• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Raporti i Progresit i KE për Shqipërinë/ SPAK merr notë pozitive, qeveria në vendnumëro!

4 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë” punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në kuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen ka marrë përgjithësisht nota negative ose mesatare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fushën e demokracisë, Komisioni Europian rezervon kritika për zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për “mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike” dhe rekomandon një reformë e plotë zgjedhore

Edhe puna e Kuvendit cilësohet si “pjesërisht efektive” për shkak të polarizimit politik, mungesës së dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe kufizimin në proceset e konsultimit publik.

Lexo edhe:

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

“Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta të institucioneve kushtetuese apo të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze,” theksohet në raport.

Në këtë kontekst, kërkohet që “procesi i integrimit duhet të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi”.

Raporti ka risjellë në vëmendje shqetësimet për punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit të posaçëm parlamentar anti-korrupsion në legjislaturën e kaluar, që u drejtua nga Fatmir Xhafaj.

Në kapitullin për demokracinë, në një fjali të vetme, KE thekson se “ndarja e kompetencave midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore mbetet problem”.

Për administratën publike vlerësimi është “mesatar”, ndërsa kërkohet që qeveria të kufizojë përdorimin e akteve normative për ndryshimet buxhetore dhe të rikthehet në proceset e rregullta të rishikimit të buxhetit.

Shqipëria vlerësohet me “përparim të mirë” në përafrimin me acquis të BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë në përgjithësi, po veçohet puna e SPAK si efektive.

“Kapaciteti dhe efektiviteti i SPAK për të goditur grupet e krimit të organizuar është rritur dhe përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar,” thuhet në raport.

Gjithsesi në këtë kapitull, rekomandimet nga viti i kaluar konsiderohen të zbatuara pjesërisht dhe mbeten në masë të madhe të vlefshme për vitin që vjen për rritjen e hetimeve financiare ndaj krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e paligjshëm, terrorizmin dhe pastrimin e parave; të bëjë operativ observatorin kombëtar të drogës dhe të të adresojë çështjen e kërkesave të pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të Unionit.

“Është bërë përparim i mirë në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, përmes rritjes së kapaciteteve të SPAK në hetimet financiare, forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të aseteve të lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezik të lartë, duke dhënë rezultate të para të prekshme,” thuhet në raport.

Pavarësisht progresit të punës së SPAK, në përgjithësi Shqipëria vlerësohet si “mesatarisht e përgatitur” në luftën kundër krimit të organizuar dhe i kërkohet të përshpejtojë përafrimin e kuadrit ligjor dhe të forcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojë efikasitetin e hetimeve, përfshirë zhvillimin e analizës kriminale dhe financiare.

Edhe në kapitullin për luftën kundër korrupsionit, puna e SPAK shihet si konsolidim i “rezultateve pozitive” dhe “përparim i prekshëm” drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm.

Por nga ana tjetër, raporti vë në dukje se “korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të cenueshëm…” dhe “bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët”.

Në këtë kuadër, kërkohet që forcimi i hetimeve dhe ndjekjes penale “të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, në veçanti në nivelet e larta, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive që burojnë nga vepra korrupsioni…’, përmirësim ligjor për parandalimin e korrupsionit dhe efektivitet në transparencën e kontrollit e deklaratave të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI)

Në fushën ekonomike kërkohet rritje e transparencës dhe llogaridhënies për ndërmarrjet shtetërore, përfshirë publikimin e raporteve vjetore të performancës financiare dhe forcmimin e kuadrit të menaxhimit të Investimeve publike.

Kapitulli për prokurimin publik vlerësohet me notë negative si ”përparim i kufizuar” në përafrimin e kuadrit ligjor me acquis të BE-së dhe kërkohet që të përmirësohen procedurat konkurrruese të prokurimeve dhe përmirësim të ligjeve në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) dhe të sigurojë zbatimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në lidhje me marrëveshjet ndërqeveritare me vende të treta në fushën e prokurimit publik.

Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vlerësuar në “nivel përgatitjeje të moderuar dhe të mirë” dhe shihet si përparim në forcimin e pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit si pasojë e procesit të vetingut.

Megjithatë, KE vëren se mbeten sfidë emërimet e anëtarëve jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP dhe presionet për të ndikuar në sistem.

“…Janë vërejtur ende përpjekje në rritje nga zyrtarë publikë apo figura politike për të ushtruar ndikim apo presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor, gjë që mbetet një çështje e shqetësimit serioz,” thuhet në raport.

Në kapitullin e të drejtave themelore, KE e vlerëson çështjen e të drejtës së pronës si problem të vazhdueshëm dhe konkretisht si ecuri të ngadaltë në procesin e regjistrimit dhe digjitalizimit të pronave dhe mangësi në transparencë dhe integritet të Kadastrës. KE kërkon që të përmirësohet aspekti i kompensimeve dhe i së drejtës në rastet e shpronësimeve.

Liria e shprehjes vijon të mbetet një shqetësim për Brukselin dhe pse fusha vlerësohet me “përparim të kufizuar”.

“Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, pasi pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga mbivendosja e interesave politike dhe biznesit, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë mediatike, si dhe nga frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” thuhet në raport.

Në fushën e mjedisit raporti vëren se Shqipëria ka një nivel të kufizuar përgatitjeje dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës së raportimit, ndërsa kërkohet miratimi i ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.

Komisioni paralajmëron se ligji i ri “Paketa e Maleve” mund të ketë pasoja për përdorimin e tokës dhe menaxhimin mjedisor. Po ashtu i vihet theksi mungesës së zhvillimeve në cilësinë e ujit, ajrit dhe mbrojtjen e klimës, dhe kërkohet zbatim më i fortë të legjislacionit mjedisor e klimatik në përputhje me acquis të BE-së./Reporter

Tags: keshqiperia

Nga Kategoria

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në 'Top Story': Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?
Lajme

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

8 Dhjetor, 2025
"Fëmijët fshehin armët në varreza" / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.
Aktualitet

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në 'Top Story': Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

“Krimi në Perëndim ngre shqetësime, Shqipëria mbetet e errët”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk bën vetëpastrim, ku janë institucionet?

8 Dhjetor, 2025

Arkitektura mahnitëse: Dizajnet më provokative të Frank Gehry-t Ndërtimet e Frank Gehry-t shpesh përshkruhen si organike, magjepsëse dhe të jashtëzakonshme. Arkitektura e tij është e pazakontë, duke sfiduar format tradicionale dhe, për pasojë, krijon përçarje, por pak kush mund të pretendojë indiferencë. Këtu është një vështrim nga Euronews Culture mbi disa nga veprat e tij më provokative.

8 Dhjetor, 2025
"Fëmijët fshehin armët në varreza" / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

“Fëmijët fshehin armët në varreza” / Karamuço bën deklarata të rënda: Kam prova, disa prej tyre fshehin armët e ftohta në çantat e vajzave.

8 Dhjetor, 2025

Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor

8 Dhjetor, 2025

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve nga gëzofi i kafshëve

8 Dhjetor, 2025

Berisha: Vendosëm krijimin e PD për t’i prerë rrugën modelit jugosllav të Ramiz Alisë

8 Dhjetor, 2025

Vdes një vajzë trevjeçare në Gaza nga forcat izraelite, thonë burimet lokale.

8 Dhjetor, 2025
Avokati i familjes Cani thekson se pas ngjarjes së Martinit nuk ka ndodhur asnjë reflektim: Çështjet po vijnë nga shkolla, jo nga familja e lagja

Avokati i familjes Cani thekson se pas ngjarjes së Martinit nuk ka ndodhur asnjë reflektim: Çështjet po vijnë nga shkolla, jo nga familja e lagja

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.