• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrau 50-vjeçarin Alfred Dedja në Ndroq, vetëdorëzohet në Polici autori

2 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autor i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas, Julian Gjoshi është vetëdorëzuar pasditen e kësaj të hëne në Polici.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

26-vjeçari Julian Gjoshi, menjëherë pas krimit u largua me një makinë tip “Benz”, e cila mesditën e sotme është gjetur në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Alfred Dedja, 50 vjeç u vra me armë zjarri rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, 1 dhjetor në një lokal në Ndroq.

Lexo edhe:

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin

Berisha i drejtohet Ramës nga Foltorja: Ty dhe ministrave do ju merret çdo pasuri

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.

Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Si ndodhi ngjarja?

Julian Gjoshi ka qenë i ulur në një tavolinë i shoqëruar nga një person tjeter.

Viktima pasi është futur në lokal është ulur në tavolinë me të dhe pas një debati mes tyre , autori e ka qëlluar me të paktën 5 plumba ku 3 prej tyre e kanë kapur 50-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen. Madje autori nuk e ka nxjerre pistoleten, por ka qëlluar nga brenda xhupit të tij.

Gjithashtu armë zjarri tip pistolete ka patur edhe vetë viktima të cilën nuk e ka përdorur sepse ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash.

Pista paraprake e hetimt mbetet ajo e konflikteve për shkak të pazareve të drogës.

Të dy njiheshin prej kohësh dhe kishin shoqëri të përbashkët, madje viktima përpara disa kohësh ka punuar si menaxher te kompleksi “Golden” ne pronësi të Altin Hajrit. Autori është kunati i Hajrit.

Madje në një nga dosjet që po hetohet nga SPAK, ka dalë në pah se Altin Hajri ka ndërhyrë përmes ish-deputetit Jurgis Çyrbja për të liruar nga burgu autorin e ngjarjes në 2021 kur ky i fundit ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Autori është me precedent penale jo vetëm për armë mbajtje pa leje por edhe vepra të tjera penale. Gjithashtu dhe viktima që jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë është me precedent penalë në fushën e narkotikëve./ilirianews

Tags: alfred dedjajulian gjoshi

Nga Kategoria

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.
Kryesore

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin

16 Shkurt, 2026
Kryesore

Berisha i drejtohet Ramës nga Foltorja: Ty dhe ministrave do ju merret çdo pasuri

16 Shkurt, 2026
“‘Arsenali bërthamor është i nevojshëm për ne’, deklarata e presidentit polak shkakton debate në qeveri”
Bota

Presidenti i Polonisë trazon Europën: Thirrje për program bërthamor përballë kërcënimit rus

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Me shumë dhëmbë: Pastrimi i dhëmbëve tri herë në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, thonë ekspertët

16 Shkurt, 2026
Si ndryshon energjia pas moshës 40 dhe si mund ta rinovojmë atë?

Si ndërron energjia pas moshës 40 vjeçare dhe çfarë mund të bëjmë për ta rinovuar atë

16 Shkurt, 2026
Si ndryshon energjia pas moshës 40 dhe si mund ta rinovojmë atë?

Si ndryshon energjia pas moshës 40 dhe si mund ta rinovojmë atë?

16 Shkurt, 2026

Marco Rubio: Do të heqim vizat për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA

16 Shkurt, 2026
Surpriza në Big Brother: Rogerti ‘hakmerret’ duke e lagur me ujë Kristin

Surpriza në Big Brother: Rogerti ‘hakmerret’ duke e lagur me ujë Kristin

16 Shkurt, 2026

Prokurorët francezë zgjeruan hetimin ndaj Epstein me një bastisje në institutin e Jack Lang

16 Shkurt, 2026

“Kriminel i rrezikshëm”/ Prokurorët belgë kërkojnë burgim të përjetshëm për Franc Çopjan

16 Shkurt, 2026

Man Utd planifikon një lëvizje befasuese në verë për yllin e Liverpoolit

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.