• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen

2 Dhjetor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Europën, paralajmëron një raport i ri. Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.

Shqipëria renditet e 5-ta në Europë, ku 20% e të rriturve në vend ndihen të pasigurt në lidhje me pronën dhe strehimin.

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

Në Evropë dhe Azinë Qendrore, pothuajse një në pesë të rritur (19%) raporton se ndihet i pasigurt. Presionet financiare, të tilla si rritja e kostove të qirasë dhe hipotekave, janë ndër kontribuuesit kryesorë të kësaj pasigurie në rritje në Europë.

Në Shqipëri 8% e të anketuarve ndjehen të pasigurt për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në pronë. Ndërsa 7% ndihen të pasigurt nga frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largohen.

Pasiguria është më e madhe se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, Maqedonia e Veriut nuk përfshihet në raportin e këtij viti.

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen

Në Mal të Zi dhe Serbi faktori kryesor nxitës i pasigurisë është frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largoheni nga prona. Ndërsa në Kosovë faktor kryesor i pasigurisë janë mosmarrëveshjet me familjen ose të afërmit.

Në vitin 2024, në mesin e 19 vendeve evropiane të përfshira në sondazh që përfshin anëtarët e BE-së, vendet kandidate dhe Mbretërinë e Bashkuar, Turqia dhe Greqia kryesuan listën si vende me nivele të pasigurisë 35 për qind ose më të larta. Pas tyre vjen Ukraina me 33%, me perceptimet e pasigurisë që janë rritur në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Rusisë.

Në Qipro, një në katër individë (25%) shprehën ndjenjat e pasigurisë për tokën ose pronën e tyre të banimit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, pasiguria e qëndrimit u raportua nga 14% e të anketuarve, një nivel më i lartë se ai i shumë vendeve të tjera europiane.

Perceptimet më të ulëta të pasigurisë janë vërejtur në Lituani (6%), e ndjekur nga Bullgaria dhe Moldavia, të dyja me 7%. Ndërkohë, kjo shifër është 8% në Poloni, 11% në Itali dhe 12% në Hungari dhe Kroaci.

Arsyet e pasigurisë së qëndrimit: Presioni financiar

Të anketuarve që ndiheshin të pasigurt iu kërkua gjithashtu të tregonin arsyet e tyre. Rezultatet, të paraqitura si përqindje të ponderuara të kampionit të përgjithshëm, tregojnë se në nivel global, çështjet financiare dhe konfliktet janë shkaktarët kryesorë të pasigurisë së qëndrimit. Raporti zbuloi se rritja e pasigurisë lidhet me financat, gjë që prek një pjesë të madhe të popullsisë që mund të mos jetë në gjendje të paguajë qiranë, hipotekën apo kosto të tjera.

Në Evropë dhe Azinë Qendrore, dy arsyet kryesore për pasigurinë e qëndrimit janë: “Pronari ose qiramarrësi mund t’ju kërkojë të largoheni” (10%) dhe “mungesa e parave ose burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në këtë pronë”. (9%) .

*Prindex, si pjesë e Partneritetit të të dhënave të Komisionit Evropian prezantoi raportin e fundit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 108 vende, që përfaqësojnë 4.9 miliardë qytetarë—ose 87% të popullsisë së rritur të botës. /Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

7 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

6 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Parisi i jep dritën jeshile Becchetti-t: Shqipëria humb përfundimisht betejën për gjobën 110 milionë euro

6 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbrojtësja e centralit bërthamor të Çernobilit nuk e ndalon më rrezatimin, thotë IAEA.

8 Dhjetor, 2025
Video/ "Kam frikë": Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

Video/ “Kam frikë”: Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

8 Dhjetor, 2025
Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.