Në Shpellën e Kopiles në Leskovik janë zbuluar fragmente të dyshuara kockore njerëzore.
Ky zbulim u bë nga disa shqiptarë gjatë një ekspedite në brendësi të liqenit termik, që u zbulua nga ekipet çeke disa muaj më parë.
Pas zbulimit, policia lokal ka ngritur një grup hetimor për të hetuar origjinën e këtyre mbetjeve dhe për të përcaktuar rrethanat e situatës.
Sipas informacionit të siguruar, fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, duke u siguruar që asnjë provë e mundshme të mos humbasë.
Investigimi është ndërmarrë nga Policia e Korçës, e cila po punon ngushtë me prokurorinë për të zbardhur detajet e tjera të rastit.











