• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Një vit nga tragjedia e Novi Sad, serbët mblidhen për të përkujtuar viktimat

1 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, për t’i përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor, duke shënuar një vit nga tragjedia që ndezi protestat më të mëdha në dekada.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.

Lexo edhe:

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.

Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.

Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave , që ta përfundonin marshimin. Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviq nga rajoni i Novi Sadit.

Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiç ka qëndruar në detyrë.

Vuçiç shpesh i ka quajtur demonstruesit “puçistë të financuar nga jashtë”, ndërsa anëtarë të partisë së tij SNS kanë përhapur teori konspirative, duke pretenduar se shembja e çatisë mund të ketë qenë sulm i orkestruar.

Por, në një fjalim televiziv të premten, Vuçiç bëri një gjest të rrallë dhe kërkoi falje për deklaratat, duke thënë se pendohet për disa nga to, pa treguar se për cilat.

“Kjo vlen si për studentët, ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët jam përplasur në qëndrime. Kërkoj falje për këtë”, tha Vuçiç, duke bërë thirrje për dialog.

Qeveria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, mbajti meshë për viktimat në Kishën e Shën Savës në Beograd. Në meshë mori pjesë edhe presidenti Vuçiq, i cili tha më vonë në Instagram se në këtë kohë të trishtueshme, “gjëja më e rëndësishme është që Serbia të jetë dinjitoze dhe e bashkuar”.

“Sot është dita kur, pa fjalë të ashpra apo përçarje, duhet të lutemi në heshtje për viktimat”, shtoi ai.

Mbështetësit e Vuçiçit, që kanë ngritur kampe pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë kundër bllokimit të universiteteve, thanë se do të mblidhen para kishës për të nderuar viktimat.

“Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve… të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”, thuhet në një deklaratë të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por në mes të gushtit ato u përshkallëzuan në dhunë, për çka protestuesit fajësuan taktikat e ashpra të besnikëve të qeverisë dhe policisë.

Në shtator, 13 njerëz, përfshirë ish-ministrin e Ndërtimit, Goran Vesic, u akuzuan penalisht në lidhje me incidentin në Novi Sad. Ndërkohë, një hetim i veçantë kundër korrupsionit po vazhdon paralelisht me një hetim të mbështetur nga BE-ja mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së në projekt./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026
Kryesore

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

10 ditët që tronditën Inteligjencën Artificiale 

23 Shtator, 2026

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

23 Shtator, 2026

Saka rrëfen dhimbjen e Botërorit: “E kemi ende plagën e eliminimit ndaj Argjentinës”

23 Shtator, 2026

Gjykata e Lartë e Francës konfirmon gjyqin ndaj Hakimit për akuzën e përdhunimit

23 Shtator, 2026

Klopp vendos rregulla të reja te Gjermania: më pak telefona dhe asnjë berber gjatë grumbullimit

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.