• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Autoritetet njoftojnë se uji i Ibër-Lepencit është i papijshëm, furnizimi me rrymë energjike i qendrueshëm

30 Nëntor, 2024
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i papijshëm, si pasojë e një shpërthimi që e goditi kanalit një ditë më parë në një fshat në veri të vendit, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha se furnizimi me rrymë është i qëndrueshëm dhe se puna e termocentraleve të saj po vazhdon normalisht.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke ngjallur frikë se është rrezikuar furnizimi me ujë dhe rrymë pjesë të vendit.

Lexo edhe:

Nis numërimi i votave në Kosovë: Cila parti kryesojnë

Dalin Exit Poll-et e para, kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Në një njoftim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë tha se Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë mostrat e ujit të patrajtuar për të kryer analizat e nevojshme.

“Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe parametra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, thuhet në njoftim.

Një pjesë e Mitrovicës së Jugut ka mbetur pa furnizim me ujë nga ora 22:00 të premten, si pasojë e këtij sulmi për të cilin autoritetet kosovare e fajësojnë Serbinë.

Ndërkohë, KEK njoftoi se Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë e ka njoftuar se kapacitetet e destinuara nga ky kanal për Mitrovicën dhe Prishtinën mund të sigurohen nga burime të tjera, duke na siguruar që kapaciteti prej Ibër-Lepenci do të shfrytëzohet vetëm nga KEK.

Në pjesën e dëmtuar të kanalit të Ibër-Lepencit janë vendosur gjashtë gypa 900mm që, sipas KEK-ut, mund të furnizojnë sasinë e nevojshme për funksionimin normal të dy njësive të termocentralit Kosova B.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), KRU Prishtina (në koordinim me të gjitha KRU-të), janë mobilizuar me pajisje si autobote (cisternat e ujit) për të siguruar furnizimin e termocentralit me ujë në rast nevoje dhe për të garantuar rezervat e nevojshme të ujit”, tha KEK.

KEK-u theksoi se po vazhdon të operojë me dy njësi të termocentralit Kosova B dhe dy njësi të termocentralit Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali.

“Operimi i termocentraleve vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm”, tha KEK.

Korporata njoftoi gjithashtu se siguruar kapacitetin prej 150 MW nga Korporata Energjetike e Shqipërisë, për ta mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.

Sulmi i së premtes ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dënuar nga Bashkimi Evropian si “akt terrorist dhe sabotimi” ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës.

Kurti njoftoi të shtunën se disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në kanal i ujit i Ibër-Lepencit, duke shtuar se “këtë e di edhe Prishtina”, raporton transmetuesi shtetëror serb, RTS./REL

Tags: iber lepencsulm

Nga Kategoria

Kosova

Nis numërimi i votave në Kosovë: Cila parti kryesojnë

7 Qershor, 2026
Kosova

Dalin Exit Poll-et e para, kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

7 Qershor, 2026
Kosova

Arrestohen 2 persona në Pejë për ndërhyrje në procesin zgjedhor

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, Izraeli godet Iranin pas sulmeve me raketa të Teheranit

8 Qershor, 2026

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Qershor, 2026
Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.