• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Vuçiç: S’do ti kërkoj falje askujt!

30 Nëntor, 2024
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas akuzave nga qeveria e Kosovës se pas shpërthimit me rreth 15 kg eksploziv i ujësjellësit Ibër-Lepencit në Zubin Potok qëndron Beogradi.

Presidenti Vuçiç është shprehur se nuk do të kërkojë falje, duke shtuar se nuk qëndron Serbia pas sulmit me eksploziv.

“Pse mendoni se nuk nxitova sot në mëngjes të them se Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc. Çfarë, t’i kërkoj falje dikujt?

Lexo edhe:

I rrëmbeu mandatin, Olta Xhaçka ‘ngushëllon’ me përqafim Blerina Gjylameti

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e hapur në Tiranë, reagon Jorida Tabaku: Falenderime pafund

Dhe ata e dinë që ne nuk e bëmë! Nëse vrapoj nëpër mediat botërore për të justifikuar veten, ata do ta interpretojnë si të duan”, tha Aleksandër Vuçiç.

1- Çfarë ka ndodhur?
Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralet e vendit nga liqeni i Ujmanit në veri. Nga shpërthimi nuk pati viktima, por kanali pësoi dëme të mëdha duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë gjatë gjithë natës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 19:00. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçkla deklaroi se flitet se është përdorur një sasi e madhe eksplozivi për ta hedhur në erë, rreth 15 kg eksploziv se dhe po punonin me KFOR e EULEX për hetimet

2- Kur ndodhi shpërthimi?
Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese.

3- Kë akuzon Kosova?
Në një komunikatë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, mbrëmjen e djeshme qeveria deklaroi se “indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiç nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, që iu referua Këshilli, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Në komunikatë, Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.

4- Çfarë thotë Serbia?
Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e dënuar shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”. Ajo ka theksuar se ky akt “në mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë. Gjithashtu është shprehur e gatshme të japë fonde për ta riparuar. Edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka dënuar dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë.

5- Çfarë furnizon me ujë kanali Ibër Lepenci?
Nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman, në Zubin Potok, furnizohen me ujë të pijshëm veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem furnizon gjithashtu me ujë termocentralet në Obiliç, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Si pasojë gjatë natës shumë pjesë të Kosovës mbeten pa energji elektrike deri në mëngjesin e 30 nëntorit, shumë mbetën pa ujë të pijshëm disa qytete dhe një pjesë e kryeqytetit, Prishtina. Ndërkohë të shtunën njoftoii se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit.

Tags: kosovesulmivucic

Nga Kategoria

Aktualitet

I rrëmbeu mandatin, Olta Xhaçka ‘ngushëllon’ me përqafim Blerina Gjylameti

19 Maj, 2025
Kryesore

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e hapur në Tiranë, reagon Jorida Tabaku: Falenderime pafund

19 Maj, 2025
Lajme

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku, por pushtoi internetin me shpejtësi

19 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

I rrëmbeu mandatin, Olta Xhaçka ‘ngushëllon’ me përqafim Blerina Gjylameti

19 Maj, 2025

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e hapur në Tiranë, reagon Jorida Tabaku: Falenderime pafund

19 Maj, 2025

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku, por pushtoi internetin me shpejtësi

19 Maj, 2025

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës/ Ja kush janë deputetët e PD dhe PS që marrin mandatin, kush ishte më i votuari

19 Maj, 2025

EURO U17: Shqipëria nuk ia del të bëjë surprizën, Portugalia fiton thellë

19 Maj, 2025

Tragjedi në Tiranë, 15- vjeçari merr makinën e prindërve dhe qarkullon lirisht, përplas të moshuarin! 82-vjeçari ndërron jetë

19 Maj, 2025

Franca do ndërtojë një burg të posaçëm në mes të xhunglës për kriminelët e rrezikshëm

19 Maj, 2025

Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë debutojnë me humbje, Portugalia konfirmohet pretendente

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.