Kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet sot gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë nëse po dorëzohet përballë presioneve në fund të mandatit të tij si kreu i Prokurorisë së Posaçme dhe a gjendet në pamundësi për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Altin Dumani tha se nuk dorëzohet, i bën ballë sfidave dhe se do të vazhdojë të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit të tij 9-vjeçar, nëse i jep zoti jetë.
Pyetje nga Jorida Tabaku: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror dhe në mandatin e fundit tuaj si kreu i SPAK, a është vallë një dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar?
Përgjigja e Altin Dumanit: Jo, s’ka të bëjë fare. Unë nuk jam, unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem. Iu bëj ballë sfidave. Do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, kuptohet, po na la Zoti jetë.











