• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 7 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Xabi Alonso: Kemi mësuar nga e kaluara, por nesër është një projekt i ri

25 Tetor, 2025
tek Lajme, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, doli sot në konferencë për shtyp përpara “El Clásico”-s së shumëpritur ndaj Barcelonës, duke folur me qetësi, vendosmëri dhe vetëbesim për sfidën që e pret skuadrën e tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nesër e dimë çfarë duhet të bëjmë. Kemi studiuar lojën dhe kemi analizuar ndeshjet e vitit të kaluar për të kuptuar çfarë nuk shkoi mirë, por nesër është ndryshe – është një projekt i ri”, tha Alonso, duke nënvizuar se skuadra e tij është në fazë ndërtimi, por me synime të qarta.

I pyetur për komentet e Lamine Yamal, i cili ndezi polemika në prag të ndeshjes, trajneri madrilen u tregua i matur:

Lexo edhe:

Roberto Martínez largohet nga Portugalia: Nuk ka kuptim të vazhdoj

Artan Hoxha: Deputetët u trembën kur panë kazanët e mbeturinave te kuvendi

“Fjalët e Lamine? E rëndësishme është ajo që ndodh në fushë, kaq.”

Sa i përket formacionit, Alonso nuk dha detaje:

“Trent apo Carvajal nga minuta e parë? Çdo lojtar që është në skuadër mund të luajë. Ne përgatitemi si grup.”

Trajneri vuri theksin te aspekti taktik dhe qasja në lojë, duke treguar se Real Madrid po kërkon të shfrytëzojë çdo mundësi ndaj Barcelonës:

“Nuk mjafton të përfitosh nga linja e lartë e Barcelonës. Duhet të arrijmë më parë në ato pozicione që na lejojnë të japim pasimin final pas mbrojtjes së tyre.”

Pas humbjeve me PSG dhe Atleticon, Alonso tha se motivimi është më i madh se kurrë:

“Nuk dua të dëshmoj asgjë. Dua vetëm të fitojmë nesër dhe të bëjmë tifozët tanë të lumtur.”

Ai shtoi se skuadra ka reflektuar pas dështimeve:

“Po përmirësohemi – taktikisht, futbollistikisht, në sjellje – në çdo drejtim. Nuk i analizojmë ndeshjet vetëm nga rezultati, por nga procesi. Po ndërtojmë një bazë të fortë, por duhet të bëjmë hapin e radhës dhe të luajmë më mirë.”

Në fund, Alonso theksoi se “El Clásico” mbetet gjithmonë një ndeshje e veçantë:

“Nuk ka rëndësi kush çfarë thotë. Kjo ndeshje është gjithmonë e zjarrtë dhe lojtarët janë gati për intensitetin që kërkon.”

El Clásico do të zhvillohet nesër, në një atmosferë të mbushur me pritshmëri, emocione dhe tension, ku Xabi Alonso kërkon të tregojë se projekti i tij te Real Madrid po hyn në një fazë të re.

Tags: barcelonaReal madridxabi alonso

Nga Kategoria

Sporti

Roberto Martínez largohet nga Portugalia: Nuk ka kuptim të vazhdoj

7 Korrik, 2026
Aktualitet

Artan Hoxha: Deputetët u trembën kur panë kazanët e mbeturinave te kuvendi

6 Korrik, 2026
Sporti

De la Fuente pas fitores ndaj Portugalisë: Më të rëndësishmit janë ata që hyjnë nga stoli

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Roberto Martínez largohet nga Portugalia: Nuk ka kuptim të vazhdoj

7 Korrik, 2026

Artan Hoxha: Deputetët u trembën kur panë kazanët e mbeturinave te kuvendi

6 Korrik, 2026

De la Fuente pas fitores ndaj Portugalisë: Më të rëndësishmit janë ata që hyjnë nga stoli

6 Korrik, 2026

Mbappé reagon ashpër ndaj senatores paraguajane pas sulmeve raciste

6 Korrik, 2026

Botërori 2026 merr formë, ja si duken çiftet e çerekfinaleve deri tani

6 Korrik, 2026

Spanja eliminon Portugalinë, Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit

6 Korrik, 2026

“Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”, Rama nxjerr pamjet: Disa protestojnë, disa shohin ndeshjen

6 Korrik, 2026

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një i ri

6 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.