• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Vendimi i qeverisë për bonusin e fundvitit, 100 milionë euro për 724 mijë pensionistë! Kategoritë përfituese

28 Nëntor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë dy akte me rëndësi që kthejnë në xhepat e qytetarëve miliona euro.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Si asnjëherë tjetër, njëqind milionë euro në thesar do të lëvrohen për pensionet e të gjitha llojeve. Sakaq, pesë milionë eurot e vjela si taksë për profesionet e lira do t’u kthehen 6450 tatimpaguesve brenda muajit dhjetor. Ishin ministrat e Financave dhe Ekonomisë që bënë publikë lajmet dje, në një konferencë për mediat fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Jo 3.7 miliardë lekë sa janë dhënë vitet e tjera si shpërblim për pensionistët, por plot 100 milionë euro për 724 mijë e 933 pensionistë në të gjithë vendin. Pensionistë, iu referohet të gjitha qytetarëve që trajtohen me pension, të çfarëdolloji: pension pleqërie, invaliditeti, pension të pjesshëm, familjar e shumë të tjera. Të gjithë do të marrin minimalisht 100 euro shpërblim së paku e maksimalisht 150 euro.

Lexo edhe:

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

Do të jetë vlera e pensionit mujor me të cilin ata trajtohen që do të bëjë diferencën e bonusit. Ata që marrin më pak, nën kufirin 20 mijë lekë do shpërblehen me bonus maksimal në vlerën e 150 eurove. Nuk janë pak, por dy e treta e totalit të pensioneve, 511 mijë. Pjesa tjetër, 213 mijë do të kenë në llogari 100 euro shtesë veç pensionit mujor. Edhe në këtë pikë, qeveria ka vendosur të bëjë disa përjashtime duke futur në kategorinë e pensioneve nën 20 mijë lekë invalidët, pensionet familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetim të cilët do të shpërblehen në vlerë maksimale, pavarësisht shumës mujore me të cilën trajtohen.

“Krenar që miratuam sot në qeveri bonusin e fundvitit për pensionistët që është më i madhi ndonjëherë. Përfitojnë 724.933 pensionistë, nga të cilët 511.173 me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro dhe 213.760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë, përfitojnë bonusin 100 euro.

65.763 pensionistë invalidë dhe 44.561 pensione familjare pavarësisht sa pension marrin do kenë bonusin e plotë 150 euro. Përfshihen në këtë bonus fundviti dhe 2,900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja duke shtuar se më këto bonuse rritet automatikisht edhe vlera e pensionit nga 9 deri në 35 për qind.

“Praktikisht, efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit që miratuam sot, rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15,000 lekësh për të gjithë vitin 2024; rrit mesatarisht 13% një pension social; rrit mesatarisht 35% pensionin familjar”.

Shpërndarja e këtij bonusi do të nisë në javën e dytë të muajit dhjetor dhe brenda muajit, të gjithë do të kenë marrë shpërblimin. Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025-ës, në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar.

Nga Kategoria

Bota

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

12 Shkurt, 2026
Ekonomi

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

10 Shkurt, 2026
Ekonomi

Tatimet hapin aplikimet për kompensimin për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet

9 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

A do të forcohet Franca? "Merzoni", dyshja e re e fuqishme e Evropës dhe plani i Macronit që po vjen.

A do të forcohet Franca? “Merzoni”, dyshja e re e fuqishme e Evropës dhe plani i Macronit që po vjen.

14 Shkurt, 2026

‘Kanadezët janë me ju,’ thotë Kryeministri në vigjilhjen në Tumbler Ridge. Kryeministri kanadez mori pjesë në një vigjilhje me liderët federalë dhe nderoi tetë viktimat. 4 orë më parë, SHBA & Kanada.

14 Shkurt, 2026

Emiratet e Bashkuara të Travërsisë përdorin AI për të reduktuar burokracinë dhe përshpejtimin e shërbimeve publike.

14 Shkurt, 2026
Selin përgjigjet me forcë ndaj Mirit: Nuk fitohen lojërat pa integritet!

Selin përgjigjet me forcë ndaj Mirit: Nuk fitohen lojërat pa integritet!

14 Shkurt, 2026
Dinamika: E reja 18-vjeçe që u vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit dhe rrëfen arsyen e saj.

Dinamika: E reja 18-vjeçe që u vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit dhe rrëfen arsyen e saj.

14 Shkurt, 2026

A mund të sjellë ndryshime lideri i ri i Bangladeshit pas fitores së madhe në zgjedhje? Tarique Rahman pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Bangladeshit, 18 muaj pas protestave masive që shkarkuan liderin më të gjatë në detyrë.

14 Shkurt, 2026

Rubio eviton bisedimet e Formatit të Berlinit për Ukrainën në Munich

14 Shkurt, 2026
Tre automjete përplasen në Elbasan, tre persona të plagosur

Një vajzë e re plagos veten me armë në dhomën e hotelit të të dashurit; nëna e 22-vjeçarit e dërgon në spital dhe përpiqet të fshehë ngjarjen: E gjetëm në rrugë.

14 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.