• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Biri i Malësisë drejt Kongresit amerikan, kush është Robert Lulgjuraj, prokurori shqiptar që kërkon të shënojë historinë

24 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka ardhur koha për një shqiptar në Kongresin Amerikan”, kështu është shprehur me bindje Robert Lulgjuraj, biri i Malësisë me rrënjë të thella shqiptare, që tashmë synon të hyjë në historinë politike të Shteteve të Bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokurori shqiptaro-amerikan dhe anëtari i Partisë Republikane ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kongresin e SHBA-së, duke synuar të përfaqësojë Distriktin e 10-të të Michigan-it në zgjedhjet e vitit 2026.

Familja Lulgjuraj e ka origjinën nga viset shqiptare të Malit të Zi. Gjyshërit dhe prindërit e tij emigruan në Amerikë në vitin 1960, për t’i shpëtuar komunizmit dhe persekutimit fetar. Ata u vendosën në Detroit, ku filluan një jetë të re, të mbushur me punë të ndershme dhe shumë sakrifica, si shumë familje shqiptare të asaj kohe.

Lexo edhe:

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

Gjyshja e Robertit punonte si pjatalarëse, ndërsa nëna e tij si kameriere, punë që e vazhdon edhe sot.

“Gjyshërit e mi erdhën për t’i shpëtuar komunizmit, persekutimit fetar dhe tiranisë. Katolicizmi dhe mundësia për të ushtruar fenë e tyre ishin një pjesë e madhe e arsyes pse ata emigruan, si dhe mundësia për punë. Gjyshi im ishte punëtor në Chrysler në Detroit, dhe gjyshja ime punonte si pjata larëse. Ndërsa mamaja ime, edhe tani që po flasim, punon si kameriere, dhe babai im është punëtor mirëmbajtjeje. Prindërit e mi sakrifikuan pa masë për mua, dhe për këtë arsye unë dua të jap diçka në këmbim, për t’i falënderuar ata, për të falënderuar vendin tim dhe për të shërbyer komunitetit tim”, ka rrëfyer Lulgjuraj në një intervistë të dhënë më herët.

Sot, ky djalë që lindi dhe u rrit në Sterling Heights është krenar për rrënjët e veta shqiptare. Ai nuk ka reshtur asnjëherë së e treguari me zë të lartë se nga vjen dhe cilat janë vlerat që e kanë formuar.

Roberti u rrit në një familje të përkushtuar ndaj besimit katolik. Është pjesëtar aktiv i Famullisë së Shën Palit në Michigan dhe i përkushtuar ndaj vlerave tradicionale familjare. Arsimin e filloi në shkollën publike “Grissom” në Sterling Heights, për ta vijuar më pas në shkollën prestigjioze katolike për djem “Brothers Rice”.

Në vitin 2015 u diplomua për Studime të Biznesit dhe Shkenca Humane, ndërsa në vitin 2020 mori doktoraturën në drejtësi me nderime të larta nga shkolla e drejtësisë “Mercy”. Gjatë viteve të studimeve shërbeu si Kryetar i të Rinjve të Partisë Republikane në qarkun e Macomb-it, duke dëshmuar që në moshë të re pasionin për politikën dhe drejtësinë.

Pas studimeve, ai punoi si avokat në Detroit, ku trajtoi çështje të rënda penale që përfshinin vjedhje, tentativa për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Më vonë, si prokuror në Wayne County dhe Macomb County, Lulgjuraj ka ndjekur mbi 2,000 raste penale, përfshirë edhe dosje të krimit të organizuar dhe dhunës së rëndë. Ai gjithashtu udhëhoqi njësinë për optimizimin e provave digjitale, një iniciativë që ngriti nivelin e efikasitetit në sistemin e drejtësisë amerikane.

Për kolegët dhe komunitetin, Robert Lulgjuraj nuk është një njeri i fjalëve boshe, por i veprave. Një profesionist i përgatitur, me vizion të qartë dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie qytetare. Ai e sheh ligjin jo si armë të pushtetit, por si mburojë të qytetarit.

“Besimi, familja, liria dhe rendi publik”, janë katër themelet mbi të cilat Lulgjuraj ka ndërtuar fushatën e tij. Për shqiptarët e shumtë në Michigan, ai përfaqëson shpresën e një brezi të ri që dëshiron të dëgjohet dhe të bëjë diferencën.

Nëse arrin të fitojë, Robert Lulgjuraj do të bëhet shqiptaro-amerikani i parë që hyn në Kongres që nga fundi i viteve ’80, kur Joseph DioGuardi , me origjinë shqiptare dhe italiane, mbante këtë post.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha

23 Gusht, 2026

Mali i Tomorrit i mbushur me mbeturina në përfundim të peligrinazhit

23 Gusht, 2026

11 emigrantë të vdekur, fundoset varka që po shkonte drejt Italisë

23 Gusht, 2026

Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

23 Gusht, 2026

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026

Adoleshent palestinez vritet nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor

23 Gusht, 2026

SHBA paralajmëron Kanadanë: Përplasja tregtare me Uashingtonin do të ishte katastrofike

23 Gusht, 2026

Zelensky: Zgjedhjet gjatë luftës do ta përçanin Ukrainën

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.