• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë

25 Nëntor, 2024
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Është bërë rakordim mes institucioneve të pavarura dhe Ministrisë së Financave në lidhje me propozimet për shtesa e ndryshime në projektligjin e buxhetit,” njoftoi kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka në nisje të mbledhjes. Ajo shtoi se rakordimi me institucionet është bërë në bazë të prioritizimit të nevojave që ato kanë.

Bushka bëri të ditur se shtesat në buxhetin e vitit që vjen nuk përfshijnë kërkesat e institucioneve të drejtësisë për paga të prapambetura që lidhen me statusin e magjistratit, të detyruara nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, pasi këto kërkesa do të adresohen në rialolikim fondesh brenda buxhetit të vitit 2024.

Lexo edhe:

Pesë vjet burg për dy shqiptarët në Angli: Grabitën disa banesa në Birmingham, mes tyre dhe ish-futbollistin e Aston Villas.

Britani e Madhe/ Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët (EMRAT)

Komisioni i Ligjeve po ashtu propozoi një zgjidhje për adresimin e procesit tranzitor të procesit të vetingut nga institucionet që u përfundon mandati kushtetues në dhjetor 2024, Komisionerë Publikë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke parashikuar një fond pagash për stafin administrativ të tyre për 6 muaj.

“Komisioni vendosi të miratojë shtesën në zërin e shpenzimeve korrente në vlerën 48.1 milionë lekë, për të përballuar shtesën prej 32 punonjësish administrativë, pjesë e programit buxhetor të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, për të finalizuar procesin e mbylljes së veprimtarisë administrative të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë,” relatoi deputeti Saimir Hasalla.

Kjo periudhë konsiderohet si tranzitore për kalimin e funksioneve të vetingut. Pranë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të kalojnë kompetencat e Komisionerëve Publike, ndërsa pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ato të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë kontekst, Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e këtyre dy institucioneve për shtesë buxheti  për stafin shtesë që lidhet me marrjen e kompetencave të reja,

Sipas shifrave që relatoi Hasalla, për SPAK-un u miratuan një fond 100 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për të përballuar numrin e plotë të punonjësve dhe 100 milionë lekë në zërin e investimeve, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Ndërsa KLGJ-së iu miratua një shtesë në vlerën totale prej 500.4 milionë lekë për shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore për përballimin e shtesës së miratuar prej 133 punonjësish, për projektin dixhitalizim dhe investime në gjykata.

Por kjo shifër ishte shumë larg kërkesës prej 3.2 miliardë lekësh që parashtroi kryetari i ri i këtij këshilli, Ilir Rusi para komisionit.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u miratua një shtesë në vlerën 24 milionë lekë për sigurinë kibernetike, një sektor i cili u konsiderua prioritet nga komisioni i ligjeve edhe për institucionet e tjera.

Të gjitha propozimet për shtesat në buxhetet e këtyre institucioneve kalojnë për miratim në Komisionin e Ekonomisë, si komision përgjegjës për buxhetin para se të kalojnë në seancë plenare për votim./birn

Tags: buxhetiinstitucionet e drejtesisekuvendi

Nga Kategoria

Pesë vjet burg për dy shqiptarët në Angli: Grabitën disa banesa në Birmingham, mes tyre dhe ish-futbollistin e Aston Villas.
Aktualitet

Pesë vjet burg për dy shqiptarët në Angli: Grabitën disa banesa në Birmingham, mes tyre dhe ish-futbollistin e Aston Villas.

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Britani e Madhe/ Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët (EMRAT)

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji në Lungomare

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Evropa Sot: Rusia godet Kyiv-në ndërsa bisedimet për paqe vazhdojnë në Abu Dhabi.

4 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Arsenalit ndaj Chelsea: Gunners po shkojnë në Wembley! Skuadra e Mikel Artetës arrin në finalen e Kupës Carabao pasi Kai Havertz i jep goditjen fatale ish-skuadrës së tij.

4 Shkurt, 2026
Pesë vjet burg për dy shqiptarët në Angli: Grabitën disa banesa në Birmingham, mes tyre dhe ish-futbollistin e Aston Villas.

Pesë vjet burg për dy shqiptarët në Angli: Grabitën disa banesa në Birmingham, mes tyre dhe ish-futbollistin e Aston Villas.

4 Shkurt, 2026

Britani e Madhe/ Tentuan të grabisin shtëpinë e lojtarit të Premier Ligës, burg për 2 shqiptarët (EMRAT)

4 Shkurt, 2026

“Plani i BE-së: Një ligj i vetëm për kompanitë në të gjithë Evropën”

Komisioni Evropian synon të thjeshtojë 27 ligjet kombëtare për kompanitë me një rregullore të vetme të BE-së. Qëllimi është rritje më e shpejtë, kosto më të ulëta dhe më shumë startup-e që mbesin në Evropë. Shikoni videon.

4 Shkurt, 2026

Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji në Lungomare

4 Shkurt, 2026
SHBA dhe India mbyllin epokën e marrëdhënieve të tensionuara, do të ndalohet Rusia?

SHBA dhe India mbyllin epokën e marrëdhënieve të tensionuara, do të ndalohet Rusia?

4 Shkurt, 2026
Motoskafët përplasen në Greqi: 15 viktima dhe dy policë grekë të plagosur

Përplasen motoskafët në Greqi: 15 viktima dhe dy policë grekë të plagosur

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.