• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA i bën thirrje Japonisë: Ndaloni blerjen e gazit natyror nga Rusia

16 Tetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Uashingtoni dëshiron që Japonia të ndalojë importin e produkteve energjetike nga Rusia ”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, menjëherë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili bëri thirrje që India do t’i japë fund blerjeve të naftës nga Moska.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëpërmjet një postimi në platformën “X” sekretari i thesarit tha se ka biseduar me Ministrin japonez të Financave Katsunobu Kato, i cili ndodhet për vizitë në Uashingtonin, dhe i shprehu atij “pritjen e qeverisë (amerikane) që Japonia do të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia”.

Japonia, një vend i varfër në burime natyrore, është shumë i varur nga importet e naftës dhe gazit.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Fiks Fare: Shqiptari i bllokuar në Nikaragua, diplomatët shpenzojnë kohë me dokumente dhe nuk ndërmarrin veprime

Në vitin 2023, arkipelagu shpenzoi 582 miliardë jen (3.3 miliardë euro) për të importuar gaz natyror të lëngshëm rus (LNG), sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga doganat japoneze, një shumë kjo e rritur me 56% krahasuar me vitin 2021.

Rusia përbënte 8.9% të importeve totale të LNG-së të Japonisë në vitin 2023, duke e bërë vendin furnizuesin e tretë më të madh të arkipelagut, pas Australisë (42.6%) dhe Malajzisë (15%).
Reagimi i ministrit japonez

“Do të preferoja të mos komentoja mbi deklaratat e ministrave të tjerë”, ishte reagimi i zotit Kato kur u pyet për këtë ccështje nga punonjësit e medias japoneze të pranishëm në Uashington.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana jonë për të siguruar një paqe të drejtë në Ukrainë në bashkëpunim me vendet e tjera të G7-ës”, shtoi ai.

Çfarë tha Trump për Indinë?

Presidenti amerikan Donald Trump siguroi disa orë më parë se kryeministri indian Narendra Modi i kishte premtuar se Nju Delhi do të ndalojë blerjen e naftës ruse.

“Isha i mërzitur që India po blinte naftë (ruse) dhe (Z. Modi) më siguroi sot se nuk do të blinte më naftë nga Rusia”, tha presidenti republikan.

“Ky është një hap i madh përpara. Tani, duhet ta bind Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale. Nju Delhi nuk e ka konfirmuar këtë deri më tani.

Presidenti amerikan vendosi tarifa shtesë prej 50% për produktet indiane të eksportuara në SHBA më 27 gusht, si ndëshkim për blerjet e naftës ruse nga India, të cilën Uashingtoni thotë se po financon luftën që Vladimir Putin filloi në Ukrainë në shkurt 2022.

Tags: japonishba

Nga Kategoria

Kryesore

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

22 Janar, 2026
Fiks Fare: Shqiptari i bllokuar në Nikaragua, diplomatët shpenzojnë kohë me dokumente dhe nuk ndërmarrin veprime.
Lajme

Fiks Fare: Shqiptari i bllokuar në Nikaragua, diplomatët shpenzojnë kohë me dokumente dhe nuk ndërmarrin veprime

22 Janar, 2026
Bota

Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe, Britania e Madhe i ofron mbështetje gjatë operacionit

22 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Witkoff dhe Kushner në Moskë, fillojnë bisedimet me Putinin mbi konfliktin në Ukrainë

Witkoff dhe Kushner në Moskë, fillojnë bisedimet me Putinin mbi konfliktin në Ukrainë

22 Janar, 2026
Pamja ‘Top Gun’ e Macronit në Davos rrit vlerën e aksioneve të prodhuesit të syzeve, duke shtuar rreth 3.5 milionë euro në kapitalin e kompanisë italiane

Pamja ‘Top Gun’ e Macronit në Davos rrit vlerën e aksioneve të prodhuesit të syzeve, duke shtuar rreth 3.5 milionë euro në kapitalin e kompanisë italiane

22 Janar, 2026

Ivanka Trump në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafim

22 Janar, 2026
"Nuk na është kërkuar asnjë ndihmë financiare" / Presidentja Osmani në 'Top Story' për nënshkrimin e Bordi të Paqes: Do të qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Nuk na është kërkuar asnjë ndihmë financiare” / Presidentja Osmani për nënshkrimin e Bordit të Paqes: Do të qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe SHBA-së

22 Janar, 2026

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

22 Janar, 2026

Lala zbulon detaje nga Gjykata Kushtetuese: SPAK pretendon se Rama po bllokon hetimin për Ballukun

22 Janar, 2026

Ivanka Trump viziton Kryeministrinë, takim me Edi Ramën

22 Janar, 2026

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

22 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.