• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Parku i Besimit, Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi! Ne shqiptarët s’kemi nevojë të shpikim tolerancën, jemi rritur nëpër kisha e xhami

11 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- 12 finalistë nga vende të ndryshme të botës prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit”, një hapësirë unike që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por është një faltore adhurimi ndaj jetës dhe natyrës. Shefi i qeverisë tha se park është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, por është një transformim përmes së cilit duan të mbjellin jo vetëm pemë, por edhe shpresë e vazhdimësi.

Sipas kryeministrit, ‘Parku i Besimit’ do të jetë një hapësirë e re për reflektim, frymëzim dhe bashkim shpirtëror, ku secili do të mund të ndjejë lidhjen me natyrën dhe me rrënjët e historisë sonë.

Lexo edhe:

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori: Kam pëlqyer vetëm një bjonde!

“Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti. Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.

Rama shtoi se parku nuk do të jetë një “muze besimi”, por një “skripturë e gjallë”, që do të shkruhet jo me bojë e doktrina, por me rrënjë, pemë dhe tokë.

“Dua t’iu them diçka nga ato ku thotë zoti mbolli Kopshtin e Eden dhe pastaj vendosi njeriun. Këto pemë, fik, shegë, hurma nuk u zgjodhën për bukuri, ishin bashkudhëtarë profecie, që u rritën në dëshirën dhe përgjërimin e kohës, u kthyen në strehë për eksil, mëshirë e me radhë. Nuk është muze besimi, është skripturë e gjallë që nuk shkruhet me bojë, por me rrënje, jo me doktrina, por me hije, pemë e tokë, një hapësirë që heshtja nuk është mungesa e zërit , por prania e vëmendjes”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ndaloi edhe te trashëgimia fetare dhe kulturore shqiptare, që sipas tij është një pasuri e rrallë në botë. Rama u shpreh se shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin tolerancën, pasi prej kohësh jemi rritur me të.

Sipas tij, “Parku i Besimit” e nderon këtë trashëgimi dhe është një ftesë për brezat e rinj që të ruajnë dimensionin shpirtëror të njeriut.

“Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndrojë, por pyetja e vetme është a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, komunitete tona janë rritur në xhami, kisha. Trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë. Me urti deri në pikën ku me të drejtë, Papa Françesku e pagëzoi si vëllazëri fetare. Urtia e të jetuarit sëbashku. Ky park e nderon edhe këtë trashëgimi, por na bën thirrje të gjithëve të ecim para. A mundemi ende ta nderojmë këtë trashëgimi, a mund ta njohim të shenjtën edhe në lutje, por edhe në rritjen me durim të në përmes. Është një përgjigje ndaj një brezi që gjendet para një rreziku të madh, të humbjes së dijes shpirtërore këtu thuhet, kur pushtoni një qytet mos i prisni pemët duke i rënë me sëpatë, mund të hani prej tyre, por nuk mund t’i prisni”, theksoi kryeministri.

Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.

Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’. Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare. Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist.

Tags: Rama

Nga Kategoria

Aktualitet

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

8 Prill, 2026
Lajme

Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori: Kam pëlqyer vetëm një bjonde!

8 Prill, 2026
Aktualitet

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

8 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

8 Prill, 2026

Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori: Kam pëlqyer vetëm një bjonde!

8 Prill, 2026

“Toni Kroos i ri”? Real Madrid dhe Manchester United në garë për dirigjentin e Stuttgart

8 Prill, 2026

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

8 Prill, 2026

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe tentoi të vriste 38-vjeçarin

8 Prill, 2026

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

8 Prill, 2026

EMRI/ Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kreu 6 vjedhje, kapet “hajduti i birrave” në Tiranë

8 Prill, 2026

Akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie/ Seanca e parë në themel për Metën dhe Kryemadhin në 27 prill

8 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.