Avokati Kujtim Ibra, përfaqësues ligjor i Elvis Shkambit, autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në mes të Gjykatës së Apelit në kryeqytet, ka deklaruar se kërkojnë kontrolle për shëndetin mendor të autorit. Në një dalje në emisionin “Breaking” në Top Neës, ka zbuluar disa detaje lidhur me çështjen duke sqaruar se ka njohje familjare me 30-vjeçarin dhe se për këtë arsye ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e tij.
“Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati.











