• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 26 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

FOTO/ TRAFIKU i armëve, TROPOJANI i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës!

8 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

28-vjeçari shqiptar, Alban Gjidiaj, i akuzuar për përfshirje në një komplot ndërkombëtar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, është lënë i lirë me kusht nga autoritetet britanike ndërsa përballet me procedurat e ekstradimit në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas autoriteteve shqiptare dhe dokumenteve gjyqësore, Gjidiaj është i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte planifikuar të transportonte tetë armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt bandave në territorin britanik.

Gjidiaj u arrestua më herët këtë vit nga Policia Metropolitane e Londrës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lexo edhe:

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

Ai u la i lirë me kusht pasi ofroi një garanci prej 5,000 paundësh, duke nxitur reagime për lirimin e tij, pavarësisht rrezikut që paraqet për sigurinë publike.

Nëse ekstradohet dhe shpallet fajtor, ai përballet me një dënim prej 17 vitesh burg në Shqipëri.

Gjidiaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do t’i kundërshtojë përpjekjet për ekstradim.

Sipas një komunikate të SPAK të lëshuar në korrik, më 10 prill 2023, në portin e Durrësit u ndalua një furgon me targa britanike, brenda të cilit u zbuluan tetë armë tip pistolete (Glock, Herstal dhe Browning), katër karikatorë dhe 201 fishekë kalibri 9 mm, të fshehura në një tavolinë druri.

Armatimi ishte pa numra serialë, çka sipas hetuesve dëshmonte për përdorimin e tyre të planifikuar në aktivitete kriminale të padukshme.

Në këtë rast, Gjidiaj akuzohet për rol ndihmës në organizimin e transportit dhe logjistikës.

Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar, në kushte anonimiteti, deklaroi për mediat britanike:

“Çmontimi i kësaj organizate kriminale nga SPAK ka shpëtuar jetë. Këto armë ishin të destinuara për grupe kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ruajtjen e fermave të kanabisit apo shtëpive të sigurta ku ruhen lëndët narkotike.”

Në të njëjtin hetim, është përfshirë edhe Almir Gjidiaj, 33 vjeç, vëllai i Albanit, i cili u arrestua në një hotel në ishujt Rosario, në brigjet e Kolumbisë.

Sipas SPAK, ai konsiderohet si kreu i një nën-grupi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili merrej me menaxhimin e trafikut të armëve në tregun e zi.

Almir Gjidiaj, që më parë kishte regjistruar një kompani pastrimi në Londër, akuzohet për rolin drejtues në rrjetin e trafikimit të armëve me rreze të mesme dhe të gjatë.

Alban Gjidiaj pritet të dalë para Gjykatës së Magjistratëve të Westminsterit më 4 dhjetor 2025, ku do të mbahet seanca kryesore e shqyrtimit të kërkesës për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ai është aktualisht nën masë kontrolli elektronik (tag), i detyruar të qëndrojë në banesë nga ora 19:00 deri në 07:00, të paraqitet rregullisht në një komisariat policie dhe nuk lejohet të aplikojë për dokumente udhëtimi.

Nga Kategoria

Bota

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 Prill, 2026
Aktualitet

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

26 Prill, 2026
Bota

Atentat ndaj Trump në darkën me gazetarët! Momenti kur Presidenti dhe JD Vance evakuohen

26 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 Prill, 2026

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

26 Prill, 2026

Atentat ndaj Trump në darkën me gazetarët! Momenti kur Presidenti dhe JD Vance evakuohen

26 Prill, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, babë e bijë humbin jetën pasi makina doli nga rruga

26 Prill, 2026

Rrihet me shkopinj një person në Lungomaren e Vlorës

25 Prill, 2026

Erion Veliaj përfundon me urgjencë në spital, kryen një ndërhyrje shëndetësore

25 Prill, 2026

Vjehrra ekzekuton nusen me 6 plumba në sy të foshnjës: “Më mori dashurinë e djalit”

25 Prill, 2026

Arsenal rikthehet në krye pas një fitoreje dramatike ndaj Newcastle

25 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.