• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

2 Tetor, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti publik nuk do të jetë më në varësi të bashkive, por nga shtatori i vitit 2026, autobusët bashkë me hapësirën ku do të parkohen dhe biletat të cilat pritet të jenë elektronike do të administrohen nga Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar aktualisht nga Belinda Balluku.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e të mërkurës ngritjen e shoqërisë “MobAI” e cila do të jetë me kapital 100 për qind shtetëror.

“Shoqëria “MobAl”, sh.a., ka si objekt të veprimtarisë operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike; operimin e shërbimeve të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve përfshirë transportin e nxënësve dhe të punonjësve arsimorë; arkëtimin e tarifës së biletave në mënyrë fizike ose elektronike dhe krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve.” – thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lexo edhe:

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave! 10 mijë për Kryeministrin

Rama paralajmëron protestuesit e dhunshëm: Do t’u heqim aksesin në trena

Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksionar i vetëm. Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të transferohet nga buxheti i ministrisë, ndërsa “MobAl” më pas do të funksionojë me vetëfinancim.

“Burimi i të ardhurave të shoqërisë “MobAl” janë të ardhura nga arkëtimi i tarifës së biletës; të ardhura nga tarifa vjetore, që përftohet nga subjektet që kryejnë shërbimin e operimit të shërbimeve të transportit publik rrugor;  të ardhura të tjera të ligjshme, të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7, të këtij vendimi dhe grantet, huatë, subvencionet.” – thuhet në vendimin e Qeverisë.

Sipas vendimit, shoqëria “MobAl”, sh.a., mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE “MOBAL”, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 % shtetëror, me emërtimin “MobAl”, sh.a., me qëllim ofrimin e shërbimit të operimit dhe organizimit të transportit publik rrugor.

2. Shoqëria “MobAl”, sh.a., ofron kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

3. Shoqëria “MobAl”, sh.a., sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij vendimi, themelohet, organizohet dhe funksionon me dy nivele administrimi, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

4. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “MobAl”, sh.a., është 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Vlera prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranë shoqërisë “MobAl”, sh.a., menjëherë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

5. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë dhe, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme ligjore për:

a) themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare;
b) regjistrimin e shoqërisë “MobAl”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

6. Organet drejtuese të shoqërisë “MobAl”, sh.a., sipas parashikimeve të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Asamblesё sё Pёrgjithshme, Kёshillit Mbikёqyrёs, Administratorit, si dhe organizimi dhe funksionimi i shoqërisë janë, sipas parashikimeve të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe parashikimeve në statutin e shoqërisë “MobAl”, sh.a.

7. Shoqëria “MobAl”, sh.a., ka si objekt të veprimtarisë:

a) operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike;
b) operimin e shërbimeve të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve, përfshirë transportin e nxënësve dhe të punonjësve arsimorë;
c)organizimin dhe sigurimin e mirëmbajtjes së infrastrukturës së operimit, përfshirë parkun e autobusëve, stacionet, infrastrukturën e karikimit për mjetet elektrike, sistemin e biletimit elektronik, serverat për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, si dhe çdo shërbim ose element tjetër të nevojshëm për funksionimin e shërbimit;
ç)  arkëtimin e tarifës së biletave në mënyrë fizike ose elektronike;
d) organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
dh) krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve.

8. Shoqëria “MobAl”, sh.a., mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

9. Shoqëria “MobAl”, sh.a., financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe nga burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.
10. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e përfaqësuesit të pronarit shtet, me qëllim përmbushjen e misionit të shoqërisë, siguron injektim kapitali për shoqërinë, brenda fondeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin “Transporti rrugor”.

11. Burimi i të ardhurave të shoqërisë “MobAl”, sh.a., janë:

a) të ardhura nga arkëtimi i tarifës së biletës;
b) të ardhura nga tarifa vjetore, që përftohet nga subjektet që kryejnë shërbimin e operimit të shërbimeve të transportit publik rrugor;
c) të ardhura të tjera të ligjshme, të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive sipas pikës 7, të këtij vendimi;
ç) grantet, huatë, subvencionet.

12. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i siguron shoqërisë “MobAl”, sh.a., mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

13. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2025, në programin “Transporti rrugor”.

14. Shërbimi i ofruar në shkronjën “c”, të pikës 7, të këtij vendimi, i fillon efektet në shtator të vitit 2026.

15. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Nga Kategoria

Kryesore

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave! 10 mijë për Kryeministrin

21 Tetor, 2026
Aktualitet

Rama paralajmëron protestuesit e dhunshëm: Do t’u heqim aksesin në trena

21 Tetor, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama nxjerr sërish karrige para zyrës, bën thirrje për dialog: Dora ime e shtrirë për të gjithë

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PROTESTA VIJON/ Pasi qëndruan disa orë edhe para Ministrisë së Arsimit, studentë dhe pedagogë nisin marshimin në Tiranë

21 Tetor, 2026

Alarm te Milani, Gonçalo Ramos dëmtohet dhe rrezikon derbin

21 Tetor, 2026

Tragjedi familjare për liderin e Bayernit, mungon ndaj Arsenalit

21 Tetor, 2026

Luis Enrique kishte të drejtë, basti me Lucas Hernández funksionoi

21 Tetor, 2026

Goditje e rëndë për PSG-në, Kvaratskhelia pëson dëmtim serioz, mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

21 Tetor, 2026

Vrau dy vëllezrit Ismailaj, burg për 40-vjeçarin! Dëshmia: Na sulmuan me leva në familje

21 Tetor, 2026

Vrau 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin/ Gjykata e Tiranës e lë në burg, Ngushëllim Manzin: Ata më dhunuan nënën dhe motrën me leva

21 Tetor, 2026

Ish deputeti socialist hap “ankand”: 5 mijë euro kush hedh një deputet socialist dhe demokrat në koshin e plehrave! 10 mijë për Kryeministrin

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.