• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Diaspora/ Celibashi: Votimi nga jashtë mund të realizohet, por kërkon bashkëpunim me partitë politike

21 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, ka garantuat se votimi nga jashtë nuk ka rrezik dështimi, edhe pse ka disa problematika.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai theksoi se nëse palët politike ulën për diskutim për problemet e adresuara nga KQZ, çështja mund të zgjidhet dhe procesi do të jetë normalisht.

Celibashi tha për gazetarët se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Lexo edhe:

Panik në metronë e Stambollit/ Treni del nga shinat, tre të plagosur

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

Kreu i KQZ tha se një mundësi për zgjidhjen e problematikave mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për afatet, pasi aktualisht ligji parashikon që procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që operatorët e shërbimit postar kërkojnë minimumi 40 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit.

“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka një alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor”, tha Celibashi.

Ai tha se një tjetër opsion që mund të diskutohet sipas KQZ, është edhe gjetja e një poste ekspres që mund ta finalizojë procesin brenda 2 ose 3 ditësh, por kjo kërkon një kosto të shtuar 200-300 euro për një fletë votimi.

“Ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Sipas raporteve të autoriteteve postarë për afatet e çuarjes dhe kthimit të fletëve të votimit, mund të këtë një problematikë, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje. Do preferoja që këtë çështje ta trajtojmë në mënyrë serioze dhe me maturi, jemi duke thënë që është kjo çështje. Kush mund të jetë problem. Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

Teorikisht ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ne listën e kandidatëve e konsiderojmë që e kemi edhe 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga operatorët e shërbimit postar, është fakt, ne do duam të kemi 40 ditë në dispozicion. Kanë qenë tre operatorë, dy prej tyre emra të njohur të shërbimit postar ndërkombëtar, që kanë thënë të njëjtën gjë dhe se këtë shërbim e kryejnë ne vende të tjera brenda afateve 60 ditëve.

Procesi i printimit të fletëve do e marrë një ditë, dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset dhe duke i shtuar. Humbasim edhe dy ditë apo tre ditë, votuesi jashtë i ka edhe dy apo tre ditë. Për shërbimin postar mbetet diku tek 15 ditë. Ka shërbime postare që e sjellin edhe për dy ose tre ditë, por a i kemi mundësitë që të paguajmë 200-300 euro për çdo votues për postën ekspres.

Çfarë është në dorë të KQZ do bëhet, sido që të ndodhë me këtë proces do jetë e qartë, sa edhe për këdo spekulant që nesër mos ta ketë mundësinë ta drejtojë gishtin te KQZ. Do jetë e qartë e kishim apo jo në dorë për ta bërë këtë gjë. Me siguri 100% do ia dalim të ndërtojmë platformën elektronike të regjistrimit, ne besoj se kemi mbaruar punë si institucion. Çështjet e tjera do duhet ti diskutojmë. Kjo çështje është, partitë politike, ajo që është në qeveri dhe opozitën, do duhet ta konsiderojnë. 

S’po them se domosdoshëm duhet të ndryshosh dispozitat, ne kërkojmë që ti paraprijmë. S’ka rëndësi se kush do jetë nesër përgjegjësi, ata nuk do duan t’ia dinë, në fund është e rëndësishme çfarë do ndodhë, do bëhet apo s’do bëhet. Është mirë që të gjithë aktorët të punojnë bashkë për ato problematika.

Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka një alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Duhet të ulemi me maturi, ne jemi seriozë. S’ka asnjë arsye përse të mendoj se qeveria apo opozita ka qëllime të tjera. S’po kërkojmë të ndryshohet Kodi Zgjedhor, kemi thënë është kjo çështje, janë në lirinë dhe aftësinë për të arsyetuar në këtë informacion.

U kemi përcjell këtë informacion, po themi që ka diçka, nëse jo ne kjo s’na pengon për të realizuar votimin nga jashtë. Do t’i dërgojmë fletët, do zgjedhim operator të besueshëm për të gjithë sipas procedurave. Mund të vijë dhe me vonesë, ligji e parashikon që mund të vijë edhe me vonesë. Kanë shqetësim partitë për këtë gjë? S’di ta them”, tha Celibashi.

Nga Kategoria

Bota

Panik në metronë e Stambollit/ Treni del nga shinat, tre të plagosur

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Norvegjia propozon ndalimin e tregtisë me vendbanimet izraelite

19 Qershor, 2026

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

19 Qershor, 2026

Panik në metronë e Stambollit/ Treni del nga shinat, tre të plagosur

19 Qershor, 2026

Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta

19 Qershor, 2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur

19 Qershor, 2026

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

19 Qershor, 2026

Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

19 Qershor, 2026

Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.