Një bandë burrash të armatosur me hanxhar, të cilët kryen vrasje të dyfishtë gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor, janë dënuar me të paktën 189 vjet burg.
Leonardo Reid, 15 vjeç, dhe Klevi Shekaj, 23 vjeç, u vranë kur një grup burrash të armatosur me hanxharë u zunë pritë në Archway, Islington, më 29 qershor 2023. Abdullah Abdullahi, 28 vjeç, pësoi gjithashtu lëndime të rënda pasi u godit me hanxhar dy herë në anën e djathtë të trupit të tij, në kokë dhe në gjurin e djathtë.
Lorik Lupqi, 22 vjeç, dhe Jason Furtado, 28 vjeç, planifikuan sulmin dhe angazhuan Abel Chunda, 29 vjeç, Xavier Poponne, 22 vjeç, dhe Eden Clark, 31 vjeç, për ta kryer atë. Të premten, atyre iu dhanë dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet dhe 25 vjet burg për tentativë vrasjeje, pasi u shpallën fajtorë pas një gjyqi të gjatë në Old Bailey.
Lupqi do të kalojë të paktën 39 vjet burg për atë që gjykatësi e quajti një “sulm të planifikuar, brutal dhe vrasës në grup”, ndërsa Furtado dhe Poponne morën dënime minimale prej 37 vjetësh. Chunda-s dhe Clark-ut iu dhanë afate minimale prej 38 vitesh, duke e bërë një total prej 189 vitesh për grupin prej pesë personash. Gjykata dëgjoi se Lupqi ishte nxitësi i dhunës, ndërsa shpërtheu në bankën e të akuzuarve dhe abuzoi verbalisht me gjyqtarin Anjua Dhir KC. Njëri nga prindërit e viktimës i tha gjykatës se grupi “na buzëqeshi me përçmim” gjatë gjithë gjyqit.
Policia Metropolitane tha se Lupqi, nga Kosova (personi më poshtë) shfrytëzoi tubimin si një mundësi për të lënduar ata që ai “gabimisht” mendonte se ishin kundërshtarë të bandave.

Më pas Lupqi vendosi të kontaktonte miqtë e tij dhe u dërgoi mesazh anëtarëve të bandës. Ata mbërritën në vendngjarje dy orë më vonë, kur xhirimet kishin përfunduar.
Leonardo dhe Klevi ishin në zonë, së bashku me shumë fëmijë dhe adoleshentë të tjerë vendas. Grupi më pas goditi me thikë për vdekje 15-vjeçarin, i cili vdiq në vendngjarje, dhe 23-vjeçarin, i cili vdiq në spital.
Më pas, Clarke udhëtoi për në Suffolk dhe ndryshoi pamjen e tij për të shmangur arrestimin, ndërsa Lupqi udhëtoi ilegalisht për në Kosovë disa ditë pas vrasjeve.