• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Turqit “pushtojnë” Shqipërinë, kryesojnë listën e investitorëve të huaj në vendin tonë

26 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove, megjithëse në rënie 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me mesin e vitit 2024.

Lexo edhe:

Eurovizioni, rriten kërkesat për përjashtimin e Izraelit: Do të vendoset me votim

Dy univers, një realitet: Ekspozita në Galerinë e Artit Pamor ‘Nikolet Vasia’ në Durrës

Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Për këtë arsye, shpesh stoku i investimeve për një sektor apo investitor të huaj mund të rritet, pavarësisht rënies së flukseve të reja.

Ndërmarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Për gjysmën e parë të viti, Turqia e ndau kryesimin e investimeve të huaja me Italinë. Investimet italiane kishin me një fluks total prej 89 milionë eurosh. Investimet italiane kanë rënë me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.77 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar. Megjithatë, këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes. Për 6-mujorin, investimet holandeze arritën në 85 milionë euro, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve holandeze ka arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që në vitet e fundit rriti investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut, para se të vendoste pezullimin e punimeve vitin e kaluar.

Megjithatë, përtej një roli në rritje të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Investitori i katërt më i madh i huaj për 6-mujorin ishte Austria, me një total investimesh prej 68 milionë eurosh, në rritje me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 862 milionë euro, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë vit, biznesi nga Kosova realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot.

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, bleu e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri, për më shumë se 36 milionë euro. Megjithatë, kjo blerje është finalizuar gjatë tremujorit të tretë dhe nuk reflektohet ende në shifrat e investimeve të huaja nga Kosova deri në mesin e vitit./monitor

Nga Kategoria

Eurovizioni, rriten kërkesat për përjashtimin e Izraelit: Do të vendoset me votim
Lajme

Eurovizioni, rriten kërkesat për përjashtimin e Izraelit: Do të vendoset me votim

26 Shtator, 2025
Dy univers, një realitet: Ekspozita në Galerinë e Artit Pamor 'Nikolet Vasia' në Durrës
Lajme

Dy univers, një realitet: Ekspozita në Galerinë e Artit Pamor ‘Nikolet Vasia’ në Durrës

26 Shtator, 2025
DASH publikon raportin mbi transparencën fiskale për vitin 2025, Shqipëria është në mesin e 71 vendeve që përmbushin standardet.
Kryesore

SHBA fillon Dialogun Strategjik me Serbinë pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kosovën: Çfarë është në tryezë?

26 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Nuk më intereson çfarë thotë Hansi Flick!” – Lëndimi i Lamine Yamal ndez një debat mes trajnerit të Barcelonës dhe Luis de la Fuente, i cili reagon ndaj ankesave për ‘mbrojtje’.

26 Shtator, 2025
Eurovizioni, rriten kërkesat për përjashtimin e Izraelit: Do të vendoset me votim

Eurovizioni, rriten kërkesat për përjashtimin e Izraelit: Do të vendoset me votim

26 Shtator, 2025

Qendra e emigracionit: “Shooting-u kishte urrejtje për qeverinë,” thonë zyrtarët amerikanë. Zyrtarët federalë pretendojnë se mund të kenë gjetur një motiv të mundshëm pas një shkallmimi fatal në një kompleks të Agjencisë për Zbatimin e Ligjit të Imigracionit.

26 Shtator, 2025
Dy univers, një realitet: Ekspozita në Galerinë e Artit Pamor 'Nikolet Vasia' në Durrës

Dy univers, një realitet: Ekspozita në Galerinë e Artit Pamor ‘Nikolet Vasia’ në Durrës

26 Shtator, 2025

Ruben Amorim ‘po punon me Kobbie Mainoo’ për mbrojtjen ndërsa heroi i Manchester United, që ka rritur në radhët e klubit, përpiqet të rikthejë vendin e tij nga Casemiro.

26 Shtator, 2025
Nuk e prisnim në këtë rol, ja cili do të jetë programi ku do ta shohim Bes Kallakun!

Nuk e prisnim në këtë rol, ja cili do të jetë programi ku do ta shohim Bes Kallakun!

26 Shtator, 2025
Akuza ndaj dy individëve për mbështetje të hapur të veprimeve të ISIS-it

Akuza ndaj dy individëve për mbështetje të hapur të veprimeve të ISIS-it

26 Shtator, 2025
DASH publikon raportin mbi transparencën fiskale për vitin 2025, Shqipëria është në mesin e 71 vendeve që përmbushin standardet.

SHBA fillon Dialogun Strategjik me Serbinë pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kosovën: Çfarë është në tryezë?

26 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.