• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Do shpërnguleshin në Amerikë! Vrasja e Martinit 14-vjeçar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

19 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

nga Klodiana Lala

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Martini 14-vjeçar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale.
Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare.

Lexo edhe:

Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të forta me Serbinë

“Live nga Shtëpia”: DJ Gimbo tregon si ka nisur karrierën e tij në muzikë: Fillova si i bullizuar dhe…

Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për cfarë ndodh realisht.

Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambjentet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool.

Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart çdo ditë shqetësimin cfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj çdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini.

Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse cdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt.

Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërisë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen.

Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur.

Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen.

Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore.

Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia.
Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë.

Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës.

Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë.

Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare!

Nga Kategoria

Bota

Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të forta me Serbinë

15 Shkurt, 2026
“Live nga Shtëpia”: DJ Gimbo tregon si ka nisur karrierën e tij në muzikë: Fillova si i bullizuar dhe…
Lajme

“Live nga Shtëpia”: DJ Gimbo tregon si ka nisur karrierën e tij në muzikë: Fillova si i bullizuar dhe…

15 Shkurt, 2026
Juventus dhe gabimet e gjyqtarëve, Elkann kontakton Gravinën: Një zhgënjim i rëndë
Lajme

Juventus dhe gabimet e gjyqtarëve, Elkann kontakton Gravinën: Një zhgënjim i rëndë

15 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Njëzet e një viktima nga goditjet izraelite në Gazë, thonë shpëtimtarët. Kryqi i Kuq Palestinez njofton se një goditje ndaj një kampi tendash në veri të Gazës ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.

15 Shkurt, 2026

Rubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të forta me Serbinë

15 Shkurt, 2026

“Që kur erdhi Arbeloa, skuadra ka më shumë harmoni” – Mijatovic analizon Realin

15 Shkurt, 2026

Nepal: Shivaratri në Katmandu, rituale, muzikë dhe tolerancë ndaj kanabisit në Pashupatinath

15 Shkurt, 2026
“Live nga Shtëpia”: DJ Gimbo tregon si ka nisur karrierën e tij në muzikë: Fillova si i bullizuar dhe…

“Live nga Shtëpia”: DJ Gimbo tregon si ka nisur karrierën e tij në muzikë: Fillova si i bullizuar dhe…

15 Shkurt, 2026

Juventus synon Bernardo Silva-n: portugezi në listën e përforcimeve

15 Shkurt, 2026
Juventus dhe gabimet e gjyqtarëve, Elkann kontakton Gravinën: Një zhgënjim i rëndë

Juventus dhe gabimet e gjyqtarëve, Elkann kontakton Gravinën: Një zhgënjim i rëndë

15 Shkurt, 2026

Gjithçka varet nga Modrić. Milani gati kontratë të re për 40-vjeçarin kroat

15 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.