• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Trafik droge me SKY ECC dhe organizatë kriminale, 7 të arrestuar në Prishtinë dhe Pejë

24 Shtator, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar shtatë persona gjatë një operacioni të zhvilluar më 24 shtator në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale, sikurse pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe pastrim të parave.

Operacioni i koduar “Qielli i Thyer” u realizua në 25 lokacione të ndryshme, informon Radio Evropa e Lirë.

Lexo edhe:

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga Eneo Carka, ‘Napoleoni’ shqiptar me lidhje me kartelet kolumbiane, te Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit në Shkup

Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web, 354 të arrestuar në 14 vende, sekuestrohen 5.8 tonë drogë dhe 150 milionë Euro

“Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar SkyECC për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”, u tha në njoftim.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet thanë se sekuestruan sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë edhe afër 700 gramë drogë, të dyshuar kokainë, para të gatshme në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Për këtë operacion, autoritetet kosovare bashkëpunuan me homologët ndërkombëtarë nga Belgjika, Franca, Holanda dhe me Europol-in.

Në qershor të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar 22 persona në një operacion antidrogë. Autoritetet thanë se shkatërruan një grup të krimit të organizuar dhe trafikimit me narkotikë, që dyshohet se i kishin kryer veprën penale të krimit të organizuar përmes aplikacionit SkyECC.

Aplikacioni SKYECC është krijuar nga një kompani kanadeze për komunikim të sigurt. Por, vitet e fundit ky aplikacion po përdoret për koordinimin e aktiviteteve të grupeve kriminale në mbarë botën.

Në gusht, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit (Europol) goditi një grup kriminal në Shqipëri, që po ashtu kishte përdorur këtë aplikacion për komunikim.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga Eneo Carka, ‘Napoleoni’ shqiptar me lidhje me kartelet kolumbiane, te Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit në Shkup

13 Nëntor, 2026
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web, 354 të arrestuar në 14 vende, sekuestrohen 5.8 tonë drogë dhe 150 milionë Euro

13 Nëntor, 2026
Aktualitet

Të dielën Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të devijohen

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga Eneo Carka, ‘Napoleoni’ shqiptar me lidhje me kartelet kolumbiane, te Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit në Shkup

13 Nëntor, 2026

Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web, 354 të arrestuar në 14 vende, sekuestrohen 5.8 tonë drogë dhe 150 milionë Euro

13 Nëntor, 2026

Të dielën Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të devijohen

13 Nëntor, 2026

Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve me zemrën

13 Nëntor, 2026

Arrestohet në Athinë vëllai i Pirro Dhimës, dyshohet se furnizonte sportistët me doping

13 Nëntor, 2026

Si të ishte prej letre, momenti i tmerrshëm kur shembet godina në New York, tetë viktima

13 Nëntor, 2026

Vlorë/ 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar penalisht, 1958 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit

13 Nëntor, 2026

Ndërprerje masive globale e Microsoft, miliona përdorues pa shërbim! Preken banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.