• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 30 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse, pavarësisht kërkesës së Trump

23 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Hungaria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një intervistë për The Guardian, duke sfiduar kështu kërkesën e Shtëpisë së Bardhë, që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Europa të ndërpresë importet e naftës nga Rusia. Por Szijjártó u shpreh se burimet ruse të naftës dhe gazit janë jetike për shtetin hungarez.

“Ne nuk mund të garantojmë furnizimin e sigurt të energjisë për vendin tonë pa burimet ruse të naftës dhe gazit”.

Lexo edhe:

Në vitin 2025, tregtia globale u dëmtua ndërsa Evropa u godit nga tarifat amerikane dhe një goditje e re nga Kina.

Boksieri i peshave të rënda, Anthony Joshua, ‘në gjendje të qëndrueshme’ pas aksidentit fatal me makinë në Nigeri.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një çështje fizike, jo politike, duke theksuar se Hungaria mund të blejë energji vetëm nga vendet me të cilat ka infrastrukturë të lidhur. Aktualisht, Hungaria importon rreth 5 milionë tonë naftë në vit përmes naftësjellësit “Druzhba”, që vjen nga Rusia dhe kalon përmes Sllovakisë.

Orbán, kryeministri hungarez dhe aleat ideologjik i Trump në Europë, ka qenë kritik ndaj Ukrainës dhe ka ruajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin, duke e vendosur Hungarinë shpesh në përplasje me pjesën tjetër të BE-së.

Trump së fundmi ka thënë se mund të vendosë sanksione ndaj Moskës, nëse plotësohet një kusht. “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë, kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë ndalur blerjen e naftës nga Rusia”.

Finlanda dhe Polonia kanë mbështetur qëndrimin e Trump, duke u bërë thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë të ndërpresin importet. Presidenti finlandez Alexander Stubb u shpreh se vendet europiane duhet të ndalojnë së bleri naftë ruse. “Trump ka të drejtë për ndalimin e blerjes së naftës ruse. Duhet të ushtrojmë presion ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë”.

Ministri i Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, deklaroi nga Kievi se Hungaria ka mundësi të tjera të furnizimit me naftë. “Shpresoj që kryeministri Orbán ta dëgjojë këtë thirrje të Presidentit Trump dhe të ndalojë blerjen e naftës ruse. Hungaria mund të furnizohet edhe nga jugu”.

Szijjártó, nga ana e tij, i quajti zyrtarët perëndimorë “fanatikë” dhe u shpreh se është e pamundur një dialog racional me ta. Megjithatë, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë përmirësuar ndjeshëm. “Hungaria është i vetmi vend evropian që mbajti gishtat kryq për fitoren e Trump”.

Nga Kategoria

Bota

Në vitin 2025, tregtia globale u dëmtua ndërsa Evropa u godit nga tarifat amerikane dhe një goditje e re nga Kina.

30 Dhjetor, 2025
Bota

Boksieri i peshave të rënda, Anthony Joshua, ‘në gjendje të qëndrueshme’ pas aksidentit fatal me makinë në Nigeri.

30 Dhjetor, 2025
Bota

Ekipi kinez menaxhon mijëra dronë me një kompjuter të vetëm Një shfaqje dronësh në Chongqing tregon aftësinë e Kinës për të kontrolluar mijëra dronë në një kohë, duke përdorur një sistem automatizimi të vetëm.

30 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Në vitin 2025, tregtia globale u dëmtua ndërsa Evropa u godit nga tarifat amerikane dhe një goditje e re nga Kina.

30 Dhjetor, 2025

Boksieri i peshave të rënda, Anthony Joshua, ‘në gjendje të qëndrueshme’ pas aksidentit fatal me makinë në Nigeri.

30 Dhjetor, 2025

Si të ndiqni ndeshjen e sotme mes Burnley dhe Newcastle United në Premier League: Shërbime transmetimi, kanali televiziv dhe koha e fillimit

30 Dhjetor, 2025

Ekipi kinez menaxhon mijëra dronë me një kompjuter të vetëm Një shfaqje dronësh në Chongqing tregon aftësinë e Kinës për të kontrolluar mijëra dronë në një kohë, duke përdorur një sistem automatizimi të vetëm.

30 Dhjetor, 2025

Bournemouth pritet të shesë Antoine Semenyo te Man City “në 48 orët e ardhshme” ndërsa Cherries synon një xhuxh të harruar nga Tottenham si zëvendësim.

30 Dhjetor, 2025

Tre të vdekur pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përgjigje emergjente në Andaluzinë e Spanjës.

29 Dhjetor, 2025

2026 në hapësirë: Misionet në Hënë rikthehen, eklipset mbulojnë Europën dhe aurorat vazhdojnë

29 Dhjetor, 2025

Egjipti bën një vendim befasues për Mohamed Salah në formacionin fillestar pas suksesit të yllit të Liverpulit në fazat eliminatore të AFCON-it.

29 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.