Fitorja e Ousmane Dembélé në edicionin e 2025 të Topit të Artë ka shkaktuar diskutime të gjera, duke ndërprerë ëndrrën e Lamine Yamal për t’u bërë fituesi më i ri në histori të këtij çmimi prestigjioz. Dembélé, pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Paris Saint-Germain, ku shënoi 35 gola dhe dha 16 asistime, u shpall fitues, duke e lënë pas Yamal-in, rishtarin e Barcelonës që kishte bërë një sezon të jashtëzakonshëm.
Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente dhe analiza mbi reagimet e të pranishmëve. Njëri nga momentet më të diskutuara ishte ai i Lamine Yamal, i cili në përballjen me Dembélé tregoi një duartrokitje të ftohtë dhe një buzëqeshje të përmbajtur. Reagimi i bashkëlojtarit të tij, Raphinha, që gëzohej në momentin e shpalljes së fituesit, tërhoqi gjithashtu vëmendjen, duke ngjallur spekulime për tensione të fshehta në dhomën e zhveshjes së Barcelonës.
Diskutimet mbi atmosferën në skuadër janë rritur, me teori që sugjerojnë se Raphinha, për shkak të pozicionit të tij në hierarkinë e ekipit, mund të kishte ndjerë njëfarë kënaqësie për humbjen e Yamal-it. Sidoqoftë, as klubi as futbollistët nuk kanë bërë ndonjë reagim zyrtar deri tani, por mediat spanjolle raportojnë se ka pasur “krisje të padukshme” në skuadër.
Megjithatë, Yamal nuk u largua nga ceremonia pa një shpërblim, pasi fituar Kopa Trophy, një çmim që jepet për lojtarin më të mirë në botë nën moshën 21 vjeçare. Ai ka kontribuar ndjeshëm për Barcelonën këtë sezon, me 18 gola dhe një rol kyç në arritjet e skuadrës, duke përfshirë fitimin e La Liga, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës. Të gjithë këto momente e bëjnë situatën edhe më interesante për të ardhmen e skuadrës dhe dinamikat e saj brenda.